46 mijë shqiptarë ikin në 1 vit/ Përveç të rinjve largohen mjekë, infermierë, mësues dhe inxhinierë
14/01/2020 19:11

INSTAT-i publikoi së fundmi të dhëna, që tregojnë se nga vendi po largohen mesatarisht në një vit gati 46 mijë persona. Veç të rinjve, po e lënë Shqipërinë edhe klasa e profesionistëve si infermierë, inxhinierë, mjekë e mësues. Sipas statistikave në tetë vitet e fundit kanë ikur në perëndim rreth 370 mijë qytetarë. “Rinia është e ardhmja, po ikën edhe ata, ne shkojmë në greminë. Prit kur të mbeten vetëm pensionistët. Unë do ta ndërtoj të ardhmen time këtu. Studioj dhe punoj këtu. Jashtë jeton për të punuar, këtu punon për të jetuar. Po e mori rinia në dorë këtë vend, të gjithë do të kthehen. Studioj për psikologji, edhe punoj, por do të shkoj jashtë. Jemi të demotivuar. Këtu është e vështirë të futesh në tregun e punës, ndërsa jashtë e di që do punoj jashtë profesionit, por të paktën paguhem. Unë jam viti i tretë dhe do të iki në Gjermani vitin tjetër. Këtu asgjë nuk është në vendin e vet”, thonë qytetarët. Sipas Eurostat-it, 50 për qind e largimeve janë nga 18-34 vjeç, pra mosha që është e aftë për punë. Emigracioni po shkakton mbyllje të shkollave, boshatisje të vendit, rëndim të skemës së pensioneve, plakje të popullsisë dhe ulje të numrit të lindjeve, duke bërë që me këto ritme deri në vitin 2030, numri I shqiptarëve të zbresë në 1 milionë.

Top Channel/ “Swing marathon”, treni i festës erdhi për të gjashtin vit radhazi në Shkodër
28/04 15:04
Top News/ Meloni mbron Ramën nga RAI/ ‘U sulmua se po ndihmon Italinë për emigrantët’
28/04 14:55
Top Channel/ Përafërsisht 12 mijë masa administrative gjatë një jave, çfarë zbuloi policia
28/04 14:47
Top Channel/ Me armë në makinë! Arrestohet në Vorë 43-vjeçari, sekuestrohet pistoleta
28/04 14:38
Top Channel/ Dokumentari i RAI3, reagon Meloni: Rama u linçua se ndihmoi Italinë me emigrantët
28/04 14:14
Top News/ 1000 persona u burgosën për vrasje/ Përqindja më e madhe e të dëmtuarve, gra dhe vajza
28/04 14:01
Top News/ Kërcënohet gjyqtari në Shkodër/ KLGJ-Dënojmë aktin kriminal, prokuroria të nisë hetimet
28/04 13:47
Top News/ Të armatosur në timon/ Vihen në pranga dy persona, njëri i dënuar më parë
28/04 13:15
Top News/ Koncesioni i pullave fiskale / Nuk do të rinovohet, qeveria do ta shtetëzojë
28/04 13:14
Top News/ Rrugorja e Tiranës me ‘dorë të hekurt’, 12 mijë gjoba në një javë
28/04 12:39
Top Channel/ I burgosuri që nuk e priti askush! Babai i një fëmijë që nuk e ka takuar kurrë
28/04 12:24
Top Channel/ Vlorë, turistët duan edhe histori!Nis sezoni veror, rritet interesi për zonat historike
28/04 12:22
Top Channel/ Indiani që studion në Shqipëri! Historia 20-vjeçarit që bëri zgjedhjen nga interneti
28/04 12:21
Top Channel/ Qarkullonte me armë në qytet! 30 vjeçari bie në pranga në Mallakastër, momenti kur …
28/04 12:15
Top Channel/ Bimët medicinale mbeten stok! Përgjysmohet çmimi, ankohen fermerët: Problem kompanitë
28/04 12:13
Top News/ Kapet me armë në Mallakastër, vihet në pranga 30-vjeçari
28/04 12:11
Top Channel/ Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën, më e lartë në…
28/04 12:11
Top Channel/ 7400 fëmijë me probleme në shikim! U testuan 55 mijë të mitur, problem telefonat
28/04 12:11
Top News/ Taksa që po largon profesionistët/ Ekspertët: Qeveria gaboi, nuk po u njeh shpenzimet
28/04 12:10
Top News/ Gjykata iu bind SPAK edhe në 2023, vetëm në 15 % të rasteve vendos ndryshe
28/04 12:09