Që prej orës 18:00 të ditës së djeshme, ku u vra në Vlorë 40-vjeçari Gentian Qarri, e deri në orët e para të mëngjesit të sotëm policia e Vlorës ka marrë në pyetje për ngjarjen rreth 15 persona, pjesa më e madhe dëshmitarë të rastit dhe banorë të lagjes.