“37 mln euro janë dy tuba stufe, aq vlejnë gjyqtarët në Shqipëri”, Beci: Rama thotë janë maskarenj!
04/02/2026 22:28

Kërkesa e magjistratëve për rritje pagash është kthyer në debatin e ditës mes organeve të drejtësisë dhe kryeministrit Edi Rama. Të hënën kryeministri foli në rrjetet sociale pas publikimit të regjistrimit të seancës ku gjyqtarët flisnin hapur për kërkesën e tyre për rritje page. Shoqata e Gjyqtarëve e komentoi këtë qëndrim të kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se ata “nuk mund të heshtim përballë përbaltjes kryeministrore, publike, mediatike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues”. Këtë të mërkurë institucionet iu përgjigjën flakë për flakë njëri tjetrit. Rama, theksoi sërish se kërkesa e tyre është e pajustifikueshme, është e papranueshme dhe është e pagëlltitshme për t’iu imponuar Parlamentit dhe qeverisë përmes pushtetit gjyqësor. Edhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë reagoi publikisht duke theksuar se debatet publike për çështje që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme. Sipas tyre çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës. Por dhe ata nuk mbetën pa përgjigje nga kryeministri. Në këtë debat në distancë, u përfshi edhe kreu i opozitës Sali Berisha i cili pranon se qeveria ka të drejtën ekskluzive për të rritur pagat e magjistratëve, por lëmshin sipas tij e bëri vetë Rama. Gjyqtarët kanë çuar kërkesën e tyre për rritje page në Gjykatën Kushtetuese, në një kohë kur përplasjet publike mes palëve janë shtuar. Sa cenohet ndarja e pushteteve? A është kërkesa për rritje të pagave të magjistratëve 'molla e sherrit' e radhës mes kryeministrit dhe sistemit të drejtësisë?

Plumba dhe resorte! E vërteta e përplasjes së biznesmenëve në Vlorë! Dokumentat ekskluzive
07/09 23:18
“Fjala ime e fundit nga Haga”, Hashim Thaçi intervistë ekskluzive për Top Story para vendimit të 16 shtatorit
07/09 23:07
“Nxorën koburet në Vlorë”, Sulo tregon tokën e mbivendosur: Rama u shkaktoi dëm të madh ekonomik
07/09 23:05
Rama ‘shkund’ Palasën! Boll me përplasje dhe vila! Në tokën e kofliktit, do ndërtohet ullishte?
07/09 22:56
“E ka në dorë këshilli i ministrave, jo Rama!”, Çakuli ironik pas shpronësimit pëe ullishte
07/09 22:49
“Ups! S’paska pronar…”, Manjani habit studion! Curri cinik: Rama ndali luftën! Fitoi vota…
07/09 22:48
Manjani kundër Rakipllarit: S’ka hallexhiu lekë të paguajë për pallat, lekët ardhshin të bardha…
07/09 22:44
Dudushi debat me Sulon: Pse po këmbëngul? Curri: Ore, kadastra thotë të jap gjysmëleje
07/09 22:44
“Kush është i forti tjetër që fshihet pas sherrit të Vlorës?”, Curri: Muça s’shkoi të takojë Bedinajn por….
07/09 22:39
“Harrojeni! Nuk e gëzon njeri pronën time” Konflikti në Palasë! Kadastra e çon në SPAK “luftën” e biznemenëve
07/09 22:15
Ekskluzive/ Sherri i ashpër mes Muçës e Bedinajt, AZHT zbardh lejen e pronës për Top Story
07/09 22:13
Ekskluzive/ Banori pretendon se është pronar i tokës në Vlorë: Atë pronë nuk e gëzon as Muça, as Bedinaj!
07/09 22:08
Rama ia bëri tokën ullishte, pronari i tokës: Edhe 5 lekë të marr jam në rregull, e kam amanet nga nëna
07/09 22:06
Dokumentat/ Sherri për pronat sipas viteve ndërmjet Muça dhe Bedinaj, Curri: Rama vendos
07/09 22:05
“Dikush e ka falsifikuar pronën”, Sulo: Këtu fiton ligji i të fortit, Muça dhe Bedinaj e zgjidhen shqiptarçe
07/09 21:48
Ekskluzive/ Kadastra sqaron sherrin: SPAK po heton prej nesh, Muça ka leje, Bedinaj s’ka pronë
07/09 21:40
“Tek ullishtja prehet kadastra dhe AZHT”, batuta e fortë e Çakulit: Rama të ndajë kujt i përkasin ullinjtë
07/09 21:38
“Kadastra fajtore, i la ta zgjidhin si kaubojë”, Manjani jep detajet e përplasjes që çoi në plumba
07/09 21:34
Përplasja me armë mes biznesmenëve, Rakipllari: Shteti i bëri lëmsh, tani si do e zgjidhin?
07/09 21:29
Ekskluzive/ Sherri në Vlorë mes biznesmenëve, Top Story zbardh dokumentat nga erdhi përplasja
07/09 21:26