30 vjet nga eksodi i shqiptarëve/ Rama në itali, kërkon njohjen e patentave shqiptare
05/03/2021 20:04

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Bari të Italisë me rastin e 30 vjetorit të eksodit i shqiptarëve drejt vendit fqinj. Ai mbajti një konferencë me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio dhe kreun e Rajonit të Pulias, Michele Emiliano. Kryeministri Rama u kërkoi autoriteteve italiane njohjen e patentave shqiptare në Itali. “Kujdesuni për çështjen e patentave shqiptare në Itali se kanë mbetur në korridoret e burokracisë italiane“, tha Rama. Di Maio tha se Italia po bën gjithçka që Bashkimi Evropian të hapë negociatat me Shqipërinë brenda vitit. Rama shoqërohet nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Fate Velaj, deputet, ndërsa do të jetë edhe zëvendës Ministrja Teresa Bellanova dhe Nënsekretarët Assuntela Messina, Anna Macina, Rosario Sasso, Ivan Scalfarotto dhe Francesco Paolo Sisto. Të pranishëm janë edhe përfaqësuesit diplomatikë, ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci, ambasadorja e Shqipërisë në Itali Anila Bitri Lani dhe konsullja e përgjithshme e Shqipërisë në Itali Gentiana Mburimi. Rama do të qëndrojë edhe nesër, ku do të marrë pjesë në inagurimin e ekspozitës “Eksodi”, e krijuar nga Nicola Genco, ngritur në Agora të Ndërtesës së Këshillit Rajonal, aty ku do të ketë dhe një performancë të violonçelit Redi Hasa. Ekspozita “Shokë dhe Engjëj” e punuar nga Alfredo Pirri është vendosur në të njëjtat hapësira.

Top Channel/ Artur Zheji, bashkuesi. Media dhe politika: Humbëm një gazetar kalibri
23/08 23:05
Top Channel/ Meta nxjerr dëshmitarët e Spak/ Kreu i PL denoncon Vasilin, Brahimllarin dhe ish-financieret
22/08 23:28
Top News- Shpërthen Ilir Meta, reagon pas zbardhjes së vendimit të GJKKO:Zero dëshmitarë e prova
22/08 21:57
Top Channel/ Dëshmitari rrëfen çastet e fundit të viktimave shqiptare në aksidentin tragjik në Greqi
20/08 21:37
Top News – Rama, sërish për gjyqtarin: Nuk i pa provat! Vendosi për 10 minuta kundër Kadastrës’
20/08 21:04
Top Channel/ “Gjyqtari vendosi për 10 minuta”, Rama reagon për lirimin e pallatit të konfiskuar
20/08 19:36
Top News – Aksioni opozitar në Kuvend e jashtë. Blushi i shkon Nokës në seli, diskutohet plani
20/08 19:15
Top News- Hiqen tendat e lokaleve, Rama ndan pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
20/08 17:20
Top News – Rama u rikthehet gjyqtarëve. Rama: Ja një vendim skandaloz kundër interesit publik
19/08 19:17
Top Channel/ Murrizi me sytë nga Spak: PD për opozitë selektive, do kandidoj për kryetar
18/08 20:07
Top Channel/ Riformatim i PD? Boçi: Kundër! Pasion momental i kritikëve, garë ose krijoni fraksion
16/08 19:45
Top Channel/ Premtimi i Ramës: Do rindërtojmë falas çdo shtëpi të djegur
15/08 22:41
Top News- Berisha ‘troket’ sërish në Kushtetuese/ Dorëzon ankim kundër masave të sigurisë
15/08 19:18
Top Channel/Rama për zjarrvënësit:Kriminelët do t’i dorëzohen drejtësisë,meritojnë ndëshkim maksimal
14/08 10:26
Top Channel/ Rama bën bilancin e zjarreve: Ende 6 vatra ‘të nxehta’!
13/08 23:08
Top News- Berisha:Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ja ku gjenden paratë për avionët zjarrfikës
13/08 16:51
Top Channel/ “Aksi Berat-Ballaban, brenda vitit”, : Sezoni i ardhshëm iu gjen me rrugë të re
11/08 19:46
Top Channel/ Berisha reagon për shembjen në Vlorë: Të bëhej në vjeshtë, dëm për turizmin
11/08 15:02
Top Channel/ Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier, Rama: Mes Policisë së Shtetit ka edhe heronj!
09/08 21:05
Top Channel/ Rama: Masa të reja për shkelësit, paketa miratohet së shpejti
09/08 19:18