19 vjet që bënë historinë/ Në 20 dhjetor 2001 TCH nisi për herë të parë transmetimet
20/12/2020 12:19

19 vjet më parë, pas një pritshmërie 6 mujore, qytetarët shqiptarë ndoqën edicionin e parë të lajmeve në Top Channel. Lajmi i parë i edicionit të datës 20 dhjetor 2001 ishte denoncimi i një marrëveshjeje qeveritare që lejonte marrjen e rërës nga Gjiri i Gjipesë në bregdetin e Jonit, për ta dërguar në ishullin e Korfuzit. Kjo ishte ideologjia që udhëhoqi në këto 19 vjet Top Channel. I pavarur, i drejtë, i lirë dhe në mbrojtje të interesave të vendit dhe njerëzve të thjeshtë. 19 vjet më parë, media elektronike ishte po ashtu siç ishte edhe vetë Shqipëria. E varfër në teknologji, e varfër në mendim dhe ide, jo profesionale dhe tërësisht informale. Por vendimi dhe idetë e një njeriu do ta ndryshonin këtë mjedis dhe do ta revolucionarizonin televizionin, duke e shndërruar në një gjenerator të zhvillimit dhe pararojë të shoqërisë. Ishin vetëm 20 njerëz, kryesisht të rinj, ata që dëgjuan për herë të parë Dritan Hoxhën të fliste për një televizion të madh, në një ngrehinë ku nuk kishte asnjë pajisje e asnjë zyrë. Para se të instaloheshin aparaturat, të ndërtoheshin studiot dhe merrnin udhë programet që do të gozhdonin para ekranit miliona shqiptare anë e mbanë botës, Top Channel ishte ndërtuar në mendjen e Tanit, ashtu siç është sot. Top Channel nuk ishte thjeshtë një televizion. Ai krijoi modele që u ndoqën nga mediat e tjera për t’i rezistuar konkurencës. U krijua standardi teknologjik, duke sjellë në Shqipëri fjalën e fundit të prodhimit elektronik, u krijua standardi profesional, etik dhe moral në media. Këtu u thyen klishetë dhe u shtruan udhë të reja, përmes të cilave do të ecte në këto 19 vjet media televizive në tërësi, duke u bërë sot pararoja e zhvillimit të vendit. Edicioni I lajmeve, u pasua shumë shpejt nga programe të reja që u shndërruan në institucione. Fiks Fare, Portokalli, Programet e posaçme muzikore u bënë trampolinat e talenteve të reja deri te Top Fest, festivali më i madh i muzikës moderne shqiptare. Në një vend ku ende nuk kishin të gjithë televizor në shtëpi, Dritan Hoxha bëri hapin e madh të investimit, solli teknologjinë dixhitale, e cila sapo kishte prekur edhe Europën e zhvilluar. Një aventurë ekonomike për gjithëkënd. Por guximi është virtyt i njerëzve të suksesshëm dhe suksesi nuk vonoi. Parada e arritjeve është edhe më e gjatë. Pa asnjë dyshim, pa Top Channel dhe mendjen e Tanit, media e madje edhe vetë shoqëria në Shqipëri, nuk do të ishte kjo që është. Tani, jo vetëm ecte më shpejt se koha, por ai mendonte dhe punonte më shpejt se koha.

Top News- 48 pako kanabis të fshehura në shasinë/ Arrestohet 30 vjeçari, në kërkim organizatori dhe…
24/12 17:15
Top News – Shpërndanin drogë nëpër Tiranë. ‘Labirinti’ arreston 27 persona, 6 të tjerë në kërkim
24/12 15:42
Top Channel/ Kaos me trafikun në Kakavijë, emigrantët drejt atdheut për festat
24/12 15:35
Top Channel/ Nga burgu në burg, u kap në shtëpi bari në Angli, por kërkohet edhe nga Shqipëria
24/12 15:27
Top Channel/ Investimet në QSUT, Rama sheh nga afër punimet: Transformim spitalit
24/12 15:25
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata e Tiranës rrëzon arrestimin e policisë
24/12 15:23
Top Channel/ “Vendosni maskat, vaksinohuni”! Shumë të prekur nga Gripi. Rekomandimi i mjekëve
24/12 15:23
Top Channel/ Emigrantët kthehen për festa, radhë kilometrike në Kapshticë
24/12 15:17
Top Channel/ Festa e Krishtlindjes, besimtarët marrin urimin e Kryepeshkopit Joan
24/12 15:13
Top Channel/ “Paqja fiskale, e pazbatueshme”! Ekspertët: Po i hapim rrugë pastrimit të parave
24/12 15:06
Top News- Policia arreston rastësisht të dënuarin/ Shkaktoi aksident i dehur, del mashtrues me TVSh
24/12 14:47
Top News – Prag Krishtlindje. Mesazhet e klerit për besimtarët e krishterë shqiptarë
24/12 14:24
Top News – Mbështetja për nënat kryefamiljare dhe familjet në nevojë në Elbasan
24/12 14:11
Top News – Fluks në hyrje të vendit. Emigrantët nisin rikthimin për festat e fundvitit
24/12 14:01
Top Channel/ Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin
24/12 13:52
Top News – Prodhimi bie, GDP rritet. Ekonomia u zgjerua nga rrogat e administratës shtetërore
24/12 13:50
Top News- Shqipëria fuqizon mbrojtjen/ Merr sistemet kundërtank ‘Javelin’ nga ShBA
24/12 13:50
Top Channel/ Mesazhi i kryepeshkopit Joan, urimi për Krishtlindjen nga kisha ortodokse të Shqipërisë
24/12 12:40
Top Channel/ Urimet për Krishtlindjen/ Ipeshkvijtë e Kishës Katolike, mesazh për shqiptarët
24/12 12:29
Top Channel/ Protestuesit e arrestuar, në Gjykatën e Tiranës mbahet seanca për masën e ndalimit
24/12 12:24
DIGITALB DIGITALB