Autoritetet ruse raportojnë se dronë ukrainas kanë sulmuar një rafineri nafte në qytetin rus të Tuapse, në Detin e Zi, duke shkaktuar një zjarr masiv.
Real Madrid po planifikon skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm dhe është përqendruar në largimin e një grupi lojtarësh. Qëllimi është të krijohet hapësirë për nënshkrimet e reja dhe rikthimin e lojtarëve që aktualisht janë në huazim, si Endrick, ose ata që janë shitur me mundësi blerjeje, si Nico Paz dhe Victor Munoz.
Arrestimi i një udhëheqësi të kartelit të drogës në qytetin meksikan të Reynosa-s, në kufirin me SHBA-në, shkaktoi bllokime rrugësh, vandalizëm dhe të shtëna me armë zjarri ditën e djeshme, thanë autoritetet.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se javën e kaluar mori një mesazh nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, i cili nuk është parë dëgjuar për të në publik që kur u shpall pasardhës i babait të tij më shumë se gjashtë javë më parë.
4 persona u vranë dhe më shumë se 50 u plagosën, përfshirë tre fëmijë, në sulmet izraelite në Libanin jugor, tha ministria e shëndetësisë e vendit.
Operacionet e shpëtimit vazhdojnë pranë kryeqytetit indonezian të Xhakartës, pasi dy trena pasagjerësh u përplasën, duke vrarë të paktën 14 persona dhe duke plagosur mbi 81 të tjerë, sipas përditësimeve të fundit të autoriteteve.
Ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Xabi Alonso bëri një punë spektakolare te Bayer Leverkusen duke bërë që gjysma e Evropës të hynte në garë për të. Por spanjolli donte të ishte trajner i Realit të Madridit nëse do t’i jepej mundësia dhe kështu ndodhi.
Këngëtarja e njohur Taylor Swift ka paraqitur një kërkesë në Zyrën e Patentave dhe Markave Tregtare të SHBA-së (USPTO) për të regjistruar zërin e saj si markë tregtare, në një hap të pazakontë që synon mbrojtjen nga përdorimi i paautorizuar në epokën e inteligjencës artificiale.
Old Trafford shijoi një mbrëmje të plotë. Manchester United e mbyll ndeshjen ndaj Brentford me rezultatin 2-1 dhe tre pikë shumë të çmuara në garën për vendet e Europës.
Pas ndonjë peripecie, tani është e vërtetë dhe zyrtare. Roberto Mancini është kampion i Katarit me skuadrën e Al Sadd. Gjithçka erdhi pas fitores 3-2 në ndeshjen e fundit të kampionatit pikërisht ndaj Al Shamal skuadrës së vendit të dytë duke e mbyllur sezonin me 5 pikë diferencë.
Java e 34-të e Serie A u mbyll me një përballje emocionuese mes Lazios dhe Udineses, që përfundoi 3-3 në një ndeshje plot kthesa dramatike.
Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë.
Disfata e rëndë 0–3 në derbin e djeshëm kundër Galatasarayt ka prodhuar një tërmet të vërtetë te Fenerbahçe.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së zhvilluar sot të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u diskutuan disa çështje me rëndësi për ecurinë e punëve të vendit dhe për organizimin e brendshëm politik.
Ka përfunduar arratia e Ervin Matës. 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga SPAK për përfshirje në trafik ndërkombëtar të drogës është arrestuar në Brazil, ku prej kohësh fshihej duke përdorur dokumente identifikimi britanike të falsifikuara.
Çifti presidencial amerikan, Donald Trump dhe Melania Trump, mirëpritën çiftin mbretëror britanik, Charles III dhe Camilla, në Shtëpinë e Bardhë, duke shënuar fillimin e vizitës së tyre zyrtare katër-ditore në Shtetet e Bashkuara.
Cole Thomas Allen, atentatori që qëlloi me armë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën, ku mori pjesë edhe Presidenti Donald Trump, është paraqitur para gjykatës federale.
Ndërron jetë një 4 vjeçar në spitalin e Tiranës pas 3 ditësh që ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një atentat i dyfishtë ka ndodhur ditën e diel në Balldre të Lezhës, ku mbetën të vrarë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci, prindër të katër fëmijëve.
Kryeministri i Maltës, Robert Abela, njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 30 maj, disa muaj përpara përfundimit të mandatit të tij pesëvjeçar.
Superiorja ka hyrë në fazën më vendimtare të sezonit, teksa java e 34-të do të zhvillohet njëkohësisht nga të gjitha skuadrat.
Presidenti Donald Trump ka kërkuar publikisht që ABC të shkarkojë Jimmy Kimmel, pas një shaka të bërë nga moderatori në emisionin e tij të natës së kaluar, ku ai e quajti Melania Trump “gruaja e pritshme e një të vdekuri” gjatë një skeçi për Darkën e Përkorë të Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Ambasada e Iranit në Londër ka shkaktuar reagime dhe shqetësime për sigurinë kombëtare në Mbretëria e Bashkuar, pasi u bëri thirrje iranianëve që jetojnë në Britani të regjistrohen në një program të quajtur “Jan Fada”, që përkthehet si “sakrificë e jetës”.
Nga Lutfi Dervishi
Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit. Në sallë nuk ndodhen deputetë të opozitës, të cilët bojkotuan seancën.
Java e 33-të e Abissnet Superiore ka sjellë ndryshime të rëndësishme në renditjen e tabelës, duke prodhuar një situatë mjaft të pazakontë.
Ilir Meta prej 18 muajsh ndodhet në paraburgim dhe pamjet e fundit publike të tij ishin ato të arrestimit më 21 tetor 2024.
Janë publikuar pamjet e arrestimit të Ervin Matës. Ai është kapur në Brazil, aty ku fshihej duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.
Massimiliano Allegri merr lajme të këqija nga Luka Modric në këtë fazë finale të kampionatit italian. Ashtu siç komunikohet nga klubi kuqezi, ekzaminimet të cilave iu nënshtrua kroati evidentuan një frakturë në mollëzën e majtë duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Deputeti i Partisë demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket seancës së parë gjyqësore të ish-presidentit Ilir Meta.
Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka reaguar ashpër ndaj komedianit dhe prezantuesit të njohur Jimmy Kimmel, duke i kërkuar rrjetit televiziv ABC të “mbajë qëndrim” pas një monologu të tij që ka shkaktuar polemika.
Dinamo ka pësuar një humbje të rëndë në javën e 33-të të Superiores përballë Flamurtarit të vendit të fundit me rezultatin 3-1.
Emanuele Buttini dhe Debora Ronchi, çifti i bashkëshortëve që janë në arrest shtëpie prej një jave për organizim të festave në lokale VIP në Milano duke iu ofruar eskorta klientëve të pasur në mënyrë të veçantë futbollistëve të Serie A, i kanë hedhur poshtë akuzat e bëra në drejtim të tyre për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni.
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Fiershegan.
Elbasani ka marrë një fitore tepër të rëndësishme në supersfidën e javës së 33-të të Superiores përballë Vllaznisë me rezultatin 3-1.
Charles III dhe Camilla mbërritën në Shtetet e Bashkuara për një vizitë zyrtare, gjatë së cilës Mbreti do të bëhet monarku i dytë britanik që mban një fjalim në Kongresin amerikan.
Një rast i rëndë dhune ndaj një fëmije me nevoja të veçanta ka nxitur reagimin e institucioneve, pas publikimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”.
Atalanta dorëzohet në ndeshjen e saj të javës së 34 në kampionatin italiane. Skuadra bergamaske u mposht në Sardegna ndaj skuadrës së Cagliarit me rezultatin 3-2 dhe ia komplikon gjërat vetes në këtë fund sezoni përsa i përket zonës evropiane.
Nuk ka rëndësi vetëm çfarë hamë, por edhe si e perceptojmë ushqimin. Sipas studiuesve, mënyra si mendojmë për ushqimin ndikon drejtpërdrejt në ndjesinë e urisë dhe ngopjes.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë të hënën se udhëheqja e Iranit po e poshtëron SHBA-në, duke kritikuar qasjen e Teheranit për negociatat.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se me kërkesë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës do të mbahet një seancë për zgjedhjen e presidentit që do të nisë sonte në orën 20:30.
Verën e ardhshme Milani përgatitet për një revolucion në repartin ofensiv për të siguruar të paktën një sulmues të një niveli të lartë. Emrat në listën e dëshirave janë shumë dhe mes tyre figuron ai i Gonçalo Ramos dhe ai që e konfirmon këtë është gazetari Andrea Losapio.
Të shtënat në mbrëmjen “gala” me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë kanë ngjallur shumë pyetje në lidhje me sigurinë, se si një person i armatosur deri në dhëmbë arriti t’i afrohej vendit ku ishin mbledhur Donald Trump dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë të administratës.
Në kërkon para, atëherë duhet të nxitosh në kultivim. Ylli Kiçi, nga fshati Sulzotë i Divjakës thotë se fruti i freskisë është gati për konsumatorët, sipas tij ky është momenti ideal për të fituar para.
Ylli i Villarreal, Nicolas Pepe, i njohur për shpejtësinë dhe kreativitetin në fushën e futbollit, duket se nuk qëndron shumë gjatë beqar, sipas thashethemeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Aktorët e drejtësisë ranë dakord të standardizojnë stastistikat.
Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur Fushë-Dukat.
Do të jetë Dino Tommasi ai që do të marrë vendin e Gianluca Rocchit si dizenjator i Arbitrave të Serie A dhe B për ndeshjet e mbetura të sezonit, pas tërmetit që goditi Shoqatën Italiane të Arbitrave.
Paolo Zampolli, i dërguari special i administratës Trump në Itali, ka rikthyer përpjekjet për të rikthyer Italinë në Botërorin 2026.
Një ditë para se të dështojë afati i Kushtetueses për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, janë tërhequr nga gara dy kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ylli i Real Madrid, Kylian Mbappe, ka pësuar një lëndim muskulor që pritet ta mbajë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit, njoftoi zyrtarisht klubi spanjoll.
Klubi gjerman Bayern Munich ka bërë të ditur se nuk do të nënshkruajë me sulmuesin Nicolas Jackson nga Chelsea në verën e këtij viti.
Nga mbledhja me kryetarët e degëve, kryedemokrati Berisha nuk i kurseu kritikat për të gjitha strukturat drejtuese të Partisë Demokratike
Mediat bëjnë me dije se në Zyrën e Prokurorit Publik të Milanos, u bë e ditur se Interi dhe drejtuesit e tij nuk janë pjesë e hetimit për mashtrim sportiv.
Një histori e rëndë abuzimi ka dalë në dritë në Itali, ku 29-vjeçarja Maila Micheli ka rrëfyer se si u detyrua nga nëna e saj të hynte në prostitucion që në moshën 14-vjeçare.
Klodjan Braho, kreu i SPAK, ka nisur raportimin para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2025.
Një aksident tragjik ajror ka ndodhur në Sudani i Jugut, ku një avion i vogël u rrëzua në jugperëndim të kryeqytetit Juba, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord.
Ka nisur në Kuvendin e Kosovës seanca e jashtëzakonshme plenare ku është e pranishme vetëm mazhoranca, ndërsa si temë diskutimi është zgjedhja e presidentit të ri.
Aktori britanik Idris Elba dhe bashkëshortja e tij Sabrina Elba festojnë shtatë vjet martesë, duke ndarë publikisht momentet e tyre të veçanta me fansat online.
Ka nisur në Kuvendin e Kosovës seanca e jashtëzakonshme plenare ku është e pranishme vetëm mazhoranca, ndërsa opozita mungon.
Pas kostumit te pushtetit fshihet zemra e një nëne që po rrit një djalë me çrregullime të spektrit të autizmit dhe një vajzë të vogël që kur flet për të, përlotet edhe më shumë.
Një incident i rëndë ka tronditur futbollin spanjoll, pasi portieri i Real Zaragozës, Esteban Andrada, ka kryer një akt të dhunshëm ndaj kapitenit të Huescës, Jorge Pulido.
Autoritetet në New Mexico po intensifikojnë përpjekjet për të zbardhur shkallën e abuzimeve seksuale të dyshuara të kryera nga Jeffrey Epstein në fermën e tij të izoluar, e njohur si Zorro Ranch.
Pak orë pas seancës së parë të gjyqit në themel, kreu i PL Ilir Meta dha një intervistë përmes telefonatës nga paraburgimi për “Breaking” në Top News me Dafina Hysën.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi të hënën se Teherani po shqyrton kërkesën e Presidentit amerikan Donald Trump për rifillimin e negociatave.
Antonio Banderas dhe Melanie Griffith u panë duke u larguar së bashku nga një darkë, 12 vjet pasi njoftuan divorcin e tyre.
Ka nisur në Kuvendin e Kosovës seanca e jashtëzakonshme plenare ku është e pranishme vetëm mazhoranca.
Ish-futbollisti i njohur francez Dimitri Payet, 39 vjeç, është në qendër të një skandali të madh në Brazil vetëm dy muaj pasi i dha fund karrierës së tij profesionale.
Anulime fluturimesh, pemë të rrëzuara nga pesha e borës dhe autoritetet që u bëjnë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm.
Është shtyrë gjykimi në themel për ish-presidentin Ilir Meta. Procesi ka zgjatur më pak seç pritej, sepse nga sa raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, gjyqi është shtyrë për datën 11 maj, ora 12:00 e mesditës.
Madonna u shfaq me vello, me korse dhe geta rrjetë në një event të kohëve të fundit në Los Angeles.
Një aksident tragjik është shënuar në orët e mesditës në aksin Librazhd–Përrenjas, pranë fshatit Xhyrë, me pasojë vdekjen e një 33-vjeçari turk dhe plagosjen e katër personave të tjerë.
Boksieri britanik Anthony Joshua do të rikthehet në ring këtë verë në një duel të shumëpritur kundër boksierit shqiptar Kristian Prenga, në një ndeshje që po tërheq vëmendje të madhe në botën e boksit.
Një rast i pazakontë është zbuluar në Sri Lanka, ku 22 murgj janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Kolombos, pasi në bagazhet e tyre u gjetën rreth 110 kilogramë kanabis.
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan.
Ushtrisë së Iranit mund t’i jepet zyrtarisht përgjegjësia për menaxhimin e Ngushtica e Hormuzit, sipas një projektligji të propozuar, bëri të ditur kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare, Ebrahim Aziz, në televizionin shtetëror.
SPAK ka kundërshtuar kërkesën e avokatit të Erion Veliajt, Plarent Ndreca, që kryebashkiaku i Tiranës të mos mbahet në kafazin e xhamit gjatë seancave gjyqësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 6″.
“Dosja Veliaj” do të ndahet në dy pjesë, pasi GJKKO pranoi kërkesën e 7 të pandehurve për gjykim të shkurtuar, mes tyre biznesmenët Abule, Bektashi apo edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka.
Piktorët Gazmend Leka, Adrian Devolli, Nasuf Myftari dhe Alvino Myftarit janë bërë bashkë me krijimet e tyre në një ekspozitë që kanë vendosur ta titullojnë “Larg zhurmës, afër vetes”, si një ftesë për publikun që të largohet nga ritmi i jashtëm dhe të afrohet me përjetimin e brendshëm.
Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho e bëri të qartë përpara këshillit se nuk ka ndërmend të merret me fjalët e politikanëve, por me veprat e tyre.
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist, ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, lidhur me qëndrimet publike që ajo ka mbajtur pas largimit nga kabineti.
Mbi një jet-ski, një profesionist gjerman marketingu, 33 vjeç, Kevin Neubeck dhe shoqja e tij Felipa Costilla nga Qipro po udhëtojnë rreth botës pa qenë profesionistë, duke sfiduar dallgët dhe distancat, shpesh dhe në shoqërinë e delfinëve.
Edhe pse jemi ende në muajin prill, temperaturat e larta kanë bërë që një numër i madh turistësh, kryesisht të huaj, të frekuentojnë Gjirin e Vlorës.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, mbajti sot një konferencë të përbashkët për mediat me Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike në Maqedoninë e Veriut dhe kryetar i Komunës së Çairit.
Çmimet e naftës kanë vazhduar të rriten pasi bisedimet e paqes ngecën dhe ngushtica e Hormuzit mbetet praktikisht e mbyllur. Rreth 2,400 marinarë mbeten të bllokuar në mbi 105 anije-cisterna në ngushticën e mbyllur të Hormuzit, sipas një shoqate tregtare të industrisë së tankerëve.
Një oficere policie është arrestuar në Selanik, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një grua të arrestuar e cila po transferohej nga burgu i grave në Tebë drejt Selanikut.
Një aksident tragjik është shënuar orët e mesditës në aksin Librazhd-Përrenjas, pranë fshatit Xhyrë, me pasojë vdekjen e një 33-vjeçari turk dhe plagosjen e katër personave të tjerë.
Katër në pesë biznese të kontrolluara gjatë vitit 2025 kanë rezultuar me shkelje të legjislacionit të punës. Raporti vjetor i vitit 2025 i Inspektoratit të Punës evidenton se 79 për qind e subjekteve të inspektuara kanë pasur problematika, duke e kthyer shkeljen në normë dhe jo përjashtim.
Shumë arbitra merren në pyetje nga prokurorët, flitet për 30, por mund të jenë akoma më shumë. Hetimi i prokurorit të Milanos, Maurizio Ascione shkoi edhe më thellë teksa ka kërkuar të kuptojë nëse në sistemin e Rocchit ka diçka që nuk ka shkuar në drejtimin e duhur.
Kreu i opozitës, Sali Berisha hodhi poshtë pretendimet e Kryeministrit Rama se demokratët po nxijnë Shqipërinë me qëllim bllokimin e integrimit.
Zbulohen në Astir dhe në Kombinat, 3 lokale ku zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit, me celularë.
Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara në IEVP Durrës.
Dy persona janë kapur në flagrancë në Sarandë pasi kryenin vjedhje duke grabitur celularë dhe potofolë me para.
Tre të mitur janë larguar nga banesat dhe kanë humbur kontaktet me familjarët dhe të afërmit ditën e sotme në Durrës.
Në mbledhjen e zhvilluar sot të grupit parlamentar të Partisë Socialiste u diskutuan disa çështje me rëndësi për ecurinë e punëve të vendit dhe për organizimin e brendshëm politik.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 44-vjeçar, pasi mbante të fshehur në banesë pistoletë dhe municion.
Ushtruesja e detyrës e Presidencës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka lajmëruar se ditën e sotme do të ketë seancë të jashtëzakonshme plenare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit.
Katër dekada pas katastrofës, natyra ka marrë plotësisht nën kontroll ish-kompleksin sportiv.