Formula 1/ Verstappen paralajmëron të gjithë: Jam këtu për të fituar, do të garoj edhe për shumë kohë
Çmimi i Madh i Katarit dhe Abu Dhabi në Botërorin e Formula 1 do të zhvillohen rregullisht sipas kalendarit të përcaktuar.
Ai që e konfirmoi këtë ishte presidenti dhe Shefi Ekzekutiv i kampionatit, Stefano Domenicali në një intervistë për Sky në Sepang nëse situata gjeopoltike mbetet ajo që është aktualisht. Gara në Katar është parashikuar të zhvillohet në 27-29 nëntor dhe 4-6 dhjetor, ndërkohë kujtojmë se aktualisht është konfirmuar edhe gara e Losailit në Katar në Botërorin e MotoGP, edhe kjo e programuar në muajin nëntor.
Në këtë mënyrë ‘kthehen në pankinë’ hipotezat alternative për fundin e kampionatit teksa në javët e fundit u fol për mundësinë e garimit në Imola për të zëvendësuar dy ndalesat në Losail dhe Yas Marina, të cilat në këtë pikë do të pasojnë Çmimin e Madh të Singaporit në 9-11 tetor dhe katër ndalesat në kontinentin amerikan nisin me Çmimin e Madh të Meksikës që do të jetë në fundjavën e fund tetorit-fillim nëntorit.
Top Channel