Rriten rastet e reja me kancer gjiri/ 829 diagnostikime në vitin 2025, ulet vdekshmëria dhe apelohet për kontrolle

02/10/2026 14:52

Rritja e rasteve të kancerit të gjirit vijon edhe në vitin 2025, ku 829 gra janë diagnostikuar me këtë sëmundje.

Rreth 77% e rasteve të reja i përkasin grave mbi 50 vjeç. Sipas statistikave të Institutit të Shëndetit Publik, incidenca e kancerit të gjirit ka pësuar rritje gjatë harkut kohor prej katër vitesh.

Nëse në vitin 2021 përllogariteshin 55.8 raste të prekura për çdo 100 mijë gra, në vitin 2025 kjo shifër u rrit në 64.1 raste për çdo 100 mijë gra.

Në nisje të muajit tetor, ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka një thirrje për vajzat dhe gratë, duke apeluar për kryerjen e kontrolleve të rregullta.

Top Channel