‘Duhet të ndihmonim’/ 5 nxënës bëhen heronj pasi drejtuesja e autobusit humbi ndjenjat, shmanget tragjedia

02/10/2026 18:05

Nxënësit e një shkollë në zonën e Misisipi janë përballur me një moment dramatic ku pesë nxënës ndaluan një autobus i cili rrezikonte të përplasej, pasi drejtuesja pësoi një problem shëndetësor ndërsa ishte në timon.

Nxënësit trima të një shkolle të mesme në Misisipi reaguan menjëherë kur drejtuesja e autobusit, Leah Taylor, 46 vjeç, pësoi një krizë astme. Në autobus ndodheshin 40 nxënës.

Problemi i papritur shëndetësor bëri që Taylor të humbiste ndjenjat, ndërsa autobusi i madh vazhdonte të lëvizte me shpejtësi në autostradën me katër korsi.

Nxënësi i klasës së gjashtë, Jackson Casnave, 12 vjeç, ishte ulur menjëherë pas Taylor-it kur vuri re se autobusi kishte filluar të devijonte nga rruga.

Ai u ngrit menjëherë për të marrë kontrollin e timonit dhe u kërkoi nxënësve të tjerë ta ndihmonin.

Darrius Clark, 12 vjeç, shtypi frenat ndërsa drejtuesja vazhdonte të ishte pa ndjenja, duke bashkëpunuar me Casnave për ta vënë autobusin nën kontroll.

Dy djemtë arritën ta ndalonin autobusin në anë të rrugës.

Një nxënës i tretë filloi të ndihmonte Taylor-in të gjente ilaçet e saj, ndërsa motra 13-vjeçare e Clark-ut, Kayleigh, vrapoi nga pjesa e pasme e autobusit dhe telefonoi numrin e emergjencës 911.

Më vonë, ajo rrëfeu se mezi e kishte dëgjuar operatorin e 911-s, sepse nxënësit e tjerë po bërtisnin.

“U frikësova, por gjithashtu e dija se duhej të ndihmoja”, tha ajo.

Pesë fëmijët vepruan me shpejtësi dhe në mënyrë të koordinuar për të kontrolluar situatën dhe për t’i mbajtur të qetë nxënësit e tjerë në autobus.

Ngjarja e frikshme u zhvillua brenda vetëm pak sekondash, ndërsa nxënësit, falë reagimit të shpejtë dhe gjakftohtësisë së tyre, shmangën një tragjedi të mundshme.

Pas ngjarjes, Taylor foli për mediat.

“Jam mirënjohëse ndaj nxënësve të mi”, tha ajo. Ata janë ata që më shpëtuan jetën mua dhe të gjithë të tjerëve në atë autobus. Taylor tha se kishte tentuar të merrte ilaçet e saj sapo kishte filluar kriza, por më pas kishte humbur ndjenjat.

Edhe nxënësit, pas veprimit të tyre heroik, thanë se “duhej të ndihmonin”.

“Nuk pata kohë t’i përjetoja emocionet e mia”, tha Casnave. Thjesht doja të sigurohesha që askush të mos lëndohej.”

Autobusi sapo ishte larguar nga shkolla e mesme Hancock, në kontenë Hancock, kur nisi kaosi. Pas ngjarjes, edhe drejtoresha e shkollës vlerësoi guximin e nxënësve.

Pesë nxënësit u nderuan gjatë një aktiviteti të shkollës dhe u shpërblyen me një drekë jashtë shkolle në një restorant të zgjedhur prej tyre.

“Ata nuk pritën që dikush tjetër të ndërhynte”, tha Dr. Melissa Saucier. ‘Ata vetë morën iniciativën dhe kjo tregon shumë për karakterin e tyre.”

Top Channel