Manchester City apelon vendimin e bujshëm, nis beteja për të rrëzuar dënimin ndaj klubit
Ish-sulmuesi i Anglisë, Andy Carroll, ka zbuluar detaje të pazakonta nga periudha kur ishte pjesë e kombëtares angleze nën drejtimin e Fabio Capellos.
Në autobiografinë e tij të re, Owning It, 37-vjeçari rrëfen dy episode me trajnerin italian, duke pretenduar se ai e kritikonte për sjelljen jashtë fushës dhe mënyrën e tij të jetesës.
Carroll, i cili numëron nëntë ndeshje me fanellën e Anglisë, tregon se një nga përplasjet ndodhi gjatë grumbullimit të kombëtares, kur Capello i mori telefonin nga dora pasi e pa duke e përdorur në ambientet e ekipit. Sipas rrëfimit të tij, trajneri e akuzoi se po tregohej i pasjellshëm dhe më pas ia hodhi telefonin në gjoks.
Por episodi që e ka habitur më shumë Carroll lidhet me kritikat për jetën e tij private. Sipas ish-sulmuesit, Capello e akuzoi për konsum të shpeshtë të alkoolit dhe madje i tha se ishte vazhdimisht në media për shkak se “flinte me gra të moshuara”.
Carroll tregon se mbeti i befasuar nga këto akuza dhe nuk e kuptonte se për çfarë po fliste trajneri italian. “Nuk isha unë”, kujton ai në autobiografi, duke rrëfyer se në fund zgjodhi ta mbyllte bisedën pa e zgjatur më tej.
Capello drejtoi Anglinë nga viti 2008 deri në vitin 2012, ndërsa Carroll mori grumbullimin e tij të parë me kombëtaren në vitin 2010. Sulmuesi zhvilloi në total nëntë ndeshje me Anglinë dhe shënoi dy gola.
Rrëfimet e Carroll vijnë pas publikimit të autobiografisë së tij, në të cilën ish-futbollisti ka ndarë edhe episode të tjera personale dhe të vështira nga karriera e tij.
Top Channel