Nations League/ Zvicra nuk e fal Skocinë, i rezervon ‘poker’ golash dhe ngjitet në Ligën A
Lautaro po bën provat e fundit për të qenë në dispozicion, zhvilloi një fazë rehabilitimi të kujdesshëm dhe duke ditur dëshirën e tij për t’u kthyer uroj që ai të jetë në dispozicion për ndeshjen Atalanta-Inter’-kjo është ajo që ka thënë zv/presidenti i Interit, Javier Zanetti për Sky Sport duke uruar në të njëjtën kohë edhe Chivun për çmimin Pankina e Artë.
‘I bëj komplimenta Chivut për çmimin Pankina e Artë, e meritoi për atë çfarë po bën-tha Zanetti-për një djalë inteligjent, që gjithnjë ia del të transmetojë pasionin e madh dhe koncepte të qarta. Ka gjithnjë një dëshirë për të bërë gjithnjë e më mirë, e meriton këtë mundësi dhe jam i sigurt se do të bëjë gjithnjë e më mirë. Nuk i kemi fshehur kurrë objektivat tona, duam të luajmë për të fituar, por duhet të jemi të kujdesshëm sepse kampionati italian është gjithnjë i vështirë dhe i ekuilibruar. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje’.
Zv/presidenti i Interit foli edhe për ecurinë e zikaltërve në Ligën e Kampio neve.
‘Po kërkojmë të reduktojmë hendekun me disa skuadra, por nuk është e lehtë-tha Zanetti-me punën e Chivut mund të bëjmë gjithnjë e më mirë, sepse duam të jemi kompetitivë edhe në Champions, një objektiv për të cilin të paktën duhet të tentojmë’.
Top Channel