Notat e Kombëtares pas Bjellorusisë, Manaj dhe Hysaj më të vlerësuarit
Cristian Chivu është fituesi i çmimit Pankina e Artë për vitin 2026. Trajneri rumun i Interit që sezonin e kaluar fitoi kampionatin dhe Kupën e Italisë mori 16 vota nga 43 të mundshmet nga ana e kolegëve të tij duke lënë pas Cesc Fabregas të Como me 12 vota dhe trajnerin e Romës Gian Piero Gasperini me 9 vota.
Në momentin që u shpall fitues i këtij çmimi prestigjioz për trajnerët në futbollin italian u shfaq i prekur dhe i emocionuar.
‘Gjithnjë është diçka speciale të marrësh një çmim të këtij lloji-tha Chivu-falenderoj klubin dhe futbollistët që i transformojnë idetë e trajnerëve në rezultate. Falenderoj edhe familjen timë që është gjithnjë pranë meje, në fitore, por sidomos në humbje’.
I lindur në Rumani në vitin 1980, Cristian Chivu e nisi karrierën si trajner në vitin 2018 në sektorin e të rinjve të Interit duke ngjitur shkallët me shpejtësi; nga U14 deri te ekipi Primavera me të cilën fitoi titullin e kësaj kategorie në 2022. Debutimi mes të mëdhenjve të Serie A u bë në shkurt të 2025 në pankinën e Parmes. Në fakt në atë kohë Chivu e mori në mes të sezonit këtë skuadër që ishte në zonën e rënies nga kategoria duke ia dalë mbanë që ta shpëtojë në javën e fundit të kampionatit falë një futbolli solid dhe të organizuar.
Në qershor të 2025 u zgjodh nga Interi për të zëvendësuar Simone Inzaghin. Në sezonin e tij të parë në pankinën e klubit zikaltër aplikoi skemën 3-5-2 vertikale dhe agresive që i dha mundësinë që të fitojë menjëherë titullin kampion dhe Kupën e Italisë duke u bërë i pari personalitet i epokës moderne që e fiton Serie A si futbollist dhe si trajner.
Top Channel