Belgjika kthen Italinë me këmbë në tokë. Në Bruksel, skuadra e drejtuar nga Van Bommel i dha në leksion të mirë futbolli skuadrës së Mancinit duke e mundur me rezultatin e thellë 4-1 dhe duke e lënë jashtë çerekfinaleve të Nations League

Pjesa e parë ishte një katastrofë për Italinë edhe pse ishte ajo që e nisi në mënyrë perfekte ndeshjen. Në fakt në minutën e 11 skuadra e Roberto Mancinit zhbllokoi rezultatin me golin e Pio Esposito që shënoi pas një asisit të Kayode duke marrë avantazhin në 1-0. Por Red Devils u reaguan shumë shpejt dhe në minutën e 15 barazuan shifrat me De Cuyper pas asistit të De Ketelaere. Belgjika nuk e la me kaq dhe vetëm 7 minuta më vonë përmbysi gjithçka duke marrë kryesimin në 2-1 me golin e Ngoy. Italia dukej e tronditur dhe në të 26 minutë pësoi edhe golin e tretë këtë radhë me Jeremy Doku dhe skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me avantazhin 3-1 të Red Devils. Në fillimin e pjesës së dytë Belgjika iu afrua golit të katërt me De Ketelaere por ky i fundit u ndal nga tramversa. Dhe në fakt goli i katërt erdhi. Në minutën e 80 Diego Moreira shfrytëzoi asistin e De bruyne për të çuar rezultatin në 4-1 që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshje me Belgjikën që në këtë mënyrë i bashkohet Francës mes 8 më të mirave të kompeticionit.

Franca nga ana e saj bëri detyrën ndaj Turqisë duke e mundur me rezultatin 2-1 dhe duke harruar humbjen e përsuar ndaj Italisë. Në Stade de France, gjithçka u zgjidh në 45 minutat e dyta, pasi pjesa e parë u mbyll me barazimin pa gola 0-0. Ishte një autogol i Topçu në minutën e 49 që i dha avantazhin 1-0 Francës. Turqia shumë shpejt arriti të shënojë me Arda Guler, por goli i mesfushorit të Realit të Madridit u anulua.  Kur kishin mbetur 10 minuta nga fundi i ndeshjes, Franca shënoi edhe golin e dytë me Kroupi pas një asisti të Cherki për të çuar shifrat në 2-0 për transalpinët. Në minutat shtesë Turqia me Bardakci shënoi golin që vetëm sa shkurtoi diferencën në 2-1 me Francën që e mbylli këtë edicion të Nations League si fituese e Grupit A1, ndërsa Turqia shënoi vetëm humbje.

Top Channel