Milani mori lajme aspak të mira nga Franca dhe nga Mike Maignan.

Portieri kuqezi u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 45 të ndeshjes së Nations League me Turqinë për shkak të një problemi muskular në kofshë me trajnerin Zinedine Zidane që u detyrua ta zëvendësojë me Restes.

Gjendja e 31 vjeçarit do të vlerësohet në ditët në vazhdim dhe nëse ai nuk do të mund të rikuperohet në kohë për sfidën me Frosinonen e programuar për t’u luajtur të dielën e 22 nëntorit, vendin e tij si titullar do ta marrë Torriani.

Një gjë e tillë ndodhi edhe në ndeshjen e Europa League ndaj Ferencvaros, por në atë rast Torriani e zëvendësoi Maignan pasi ky i fundit ishte skualifikuar për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen me Bournemouth

Top Channel