Protestat e nxënësve të shkollave të mesme vijuan të premten në Francë, ndërsa tensionet mbeten të larta. Vetëm gjatë ditës së premte u arrestuan 1,747 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i arrestimeve që nga e hëna ka kaluar 5,000.

Shifrat u bënë publike nga ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, i cili tha se protestat prekën 735 shkolla, rreth 30% më pak se në ditët e mëparshme. Sipas tij, incidente të dhunshme u regjistruan pranë 158 shkollave, me hedhje objektesh dhe përleshje që përfshinë forcat e rendit, mësues, gazetarë dhe kalimtarë.

Lëvizja nisi më 17 shtator në rajonin e Parisit, si protestë kundër kushteve në shkolla dhe mungesës së fondeve për arsimin. Ajo është përhapur gradualisht në të gjithë vendin dhe është shoqëruar me incidente në disa qytete.

Ministri i Arsimit, Edouard Geoffrey, njoftoi pas takimit me organizatorët zbatimin e menjëhershëm të një plani veprimi për përshpejtimin e zëvendësimit të mësuesve, veçanërisht në klasat e para dhe të fundit.

Ndërkohë, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka bërë thirrje për vijimin e protestave dhe pjesëmarrjen në demonstratat e planifikuara për të martën. Edhe sindikatat e mësuesve kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në mobilizime, përfshirë grevat.

Gjatë protestave të së premtes u regjistruan edhe incidente të dhunshme. Në La Ciotat, sipas autoriteteve, një mësues u lye me benzinë dhe më pas u sulmua nga dy persona.

Përleshje mes të rinjve dhe policisë pati edhe në Strasburg dhe Paris. Në Strasburg, policia ndërhyri në një kampus universitar me kërkesë të rektorit.

Amnesty International kritikoi përdorimin e forcës ndaj nxënësve protestues dhe bëri thirrje për pezullimin e përdorimit të pajisjeve LBD nga policia franceze.

Ndërkohë, rreth 400 shkolla të mesme, nga 3,700 në të gjithë vendin, mbetën të mbyllura të premten. Dëmet e shkaktuara në shkolla pritet të arrijnë në disa milionë

Top Channel