Kombëtarja është gati, kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për ndeshjen e Nations League ndaj Finlandës
Portugalisë iu rezervua një pritje aspak e ngrohtë në momentin e kthimit në atdhe për ndeshjen e radhës së Nations League. Në fakt në aeroportin Francisco Sa Carneiro të Portos pati momente tensione me tifozët që iu hakërryen trajnerit Jorge Jesus pas përplasjeve të forta me Cristiano Ronaldon.
Skuadra që u kthye në vend për të përgatitur ndeshjen e së dielës kundër Norvegjisë në Stadiumin Dragao, u shoqërua nga policia që ndërhyri për të kthyer qetësinë. Ndërsa grupi largohej nga terminali për në drejtim të autobusit, një tifoz iu drejtua trajnerit me një breshëri fyerjesh.
‘Nuk vlen asgjë, JJ! Je një turp! Ke një ego të madhe sa Kulla Eiffel! Nuk i arrin as te maja e thoit Cristiano Ronaldos. Nuk vlen asgjë-ishin fjalët e tifozit sipas të përditshmes ‘A Bola’-është sportisti më i madh portugez i të gjitha kohërave! Je një turp! Shko e jep një konferencë tjetër e të thuash se je më i miri. Sot do të të çoj në majën e Torre dei Clerigos, kështu që egoja jote do të fryhet akoma më shumë’.
Top Channel