Zinedine Zidane, nga hyjnor, në të zakonshëm, mjaftuan 2 ndeshje për ta kontestuar…
Tashmë janë zgjidhur të gjitha dilemat, Phillippe Diallo, kreu i Federatës Franceze të Futbollit, pas miratimit të Komitetit Ekzkekutiv të këtij organizmi, konfirmoi se është njeriu(kaq i kërkuar nga UEFA) që do të përfaqësojë Evropsn në garën kundër Gianni Infantinos për presidencën e FIFA.
‘Në ditët e kaluara nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA dhe presidenti Ceferin erdhën ftesa që ndërmerrja hapin para-tregon Diallo-për t’u zgjedhur duhen 106 vota, nisem nga një bazë me 55 vota të Evropës; do të kërkojmë votat e të tjerëve, nga kontinente të tjera kam marrë sinjale konsensusi që do t’i bëj të ditura në ditët e ardhshme’
Një mbështetje unanime nga kontinenti i tij, si pikënisje për të dobësuar konsensusin që gëzon aktualisht njeriu më i fuqishëm i futbollit botëror.
“Bota e futbollit është në gjendje shoku. Duhet t’i japim fund drejtimit të përqendruar në duart e një njeriu të vetëm-ky është synimi i parë i francezit-Çështjet më të rëndësishme nuk mund të vendosen më në prapaskenë, pa transparencë dhe pa u konsultuar me askënd, duke anashkaluar Komitetin Ekzekutiv. Vizioni im është ai i një qeverisjeje të hapur, ku vendimmarrja bëhet në mënyrë kolegjiale’
Megjithatë, misioni nuk do të jetë i lehtë. Pavarësisht skandaleve të kësaj vere, Infantino ka siguruar javët e fundit mbështetjen e disa federatave kontinentale: atyre të Azisë, vendeve arabe dhe Karaibeve, si dhe përkrahjen e disa federatave të tjera veçmas, nga Argjentina e të shumëpërfolurit “Chiqui” Tapia deri te Mauritania.
“Përpara më pret një fushatë në shkallë botërore-deklaroi Diallo, i vetëdijshëm se ka shumë terren për të rikuperuar dhe se duhet të kërkojë mbështetje kryesisht në Afrikë dhe Amerikë. Ai po hyn në një garë që ka nisur me shumë vonesë dhe, ndoshta, nuk është kandidati bindës që UEFA do të kishte dëshiruar. Situatën e vështirëson edhe fakti se Federata Franceze e Futbollit e tërhoqi zyrtarisht mbështetjen për presidentin aktual të FIFA-s vetëm më 10 shtator, pra dy muaj më parë.
‘Jam disi i habitur që emri i tij po përmendet si kandidaturë për të rrëzuar Infantinon. Ai është paksa i paqëndrueshëm. A ka peshën e nevojshme për të penguar rizgjedhjen e tij?’– pyeti me një dozë ironie ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, në një prononcim për mediat franceze. Duhet kujtuar se pikërisht Blatter ishte përdorur një ditë më parë si pikë referimi negative nga Jurgen Klopp, i cili kishte deklaruar: “Nuk do ta kisha menduar kurrë se gjërat mund të përkeqësoheshin edhe më shumë pas Blatterit”.
Megjithatë, gara mund të mos jetë vetëm mes dy kandidatëve. Gjithnjë e më konkrete duket mundësia e hyrjes në garë të një kandidati të tretë: ish-futbollistit zviceran Ramon Vega. Në një bisedë me median “Politico”, ai konfirmoi se ka siguruar mbështetjen e pesë federatave, numri minimal i kërkuar për të shpallur zyrtarisht kandidaturën si kandidat i pavarur. Një tjetër emër surprizë është Kozo Tashima, president nderi i Federatës Japoneze të Futbollit dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të FIFA-s. Megjithatë, vetëm pak orë para përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturave, duket se ai nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme.
Top Channel