Rrëfimi tronditës i Wayne Rooney: Gjatë viteve te Manchester United mendova vetëvrasjen
Një rikthim i pritur prej më shumë se një dekade dhe një fanellë që ka hyrë menjëherë në historinë e klubit. Edhe disa ditë pas debutimit me Ravenna-n, Ronaldinho vijon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike.
Pas rikthimit në fushë në një ndeshje zyrtare të dielën e kaluar, ku luajti për 45 minuta në fitoren 2-0 ndaj Forlì-t, fanella me numrin 10, të cilën e veshi dhe e firmosi posaçërisht për këtë rast, është nxjerrë në ankand.
Nisma, e ndërmarrë nga vetë klubi nga Romagna përmes një platforme të specializuar në ankandet e objekteve sportive, ka nisur me një vlerësim të konsiderueshëm: çmimi fillestar i ankandit është rreth 17 mijë realë brazilianë (mbi 2.700 euro). Me nëntë ditë ende në dispozicion për të paraqitur oferta më të larta, vlera e këtij objekti unik pritet të rritet edhe më tej.
Në fakt, kjo ngjarje shënon një datë historike. Paraqitja e fundit zyrtare e Gauchos datonte më 26 shtator 2015, në kohën kur aktivizohej me Fluminense, në fitoren 2-0 ndaj Goiás. Njëmbëdhjetë vjet më vonë, kundër Forlì-t, Ronaldinho nuk u mjaftua thjesht me një dalje simbolike në fushë. Gjatë 45 minutave të luajtura, ai la gjurmën e tij, duke qenë protagonist në aksionin që zhbllokoi rezultatin dhe duke dhënë një kontribut konkret në fitoren e skuadrës.
Ky veprim është pjesë e një strategjie shumë më të gjerë të klubit. Që në qershorin e kaluar, ish-fituesi i Topit të Artë ishte bërë pjesë e strukturës aksionare të Ravenna-s, duke marrë statusin e aksionerit të pakicës. Bëhet fjalë për një projekt ambicioz, të mbështetur nga presidenti Ignazio Cipriani, i cili ndërthur futbollin, marketingun dhe një vizion ndërkombëtar, me synimin për të rritur imazhin dhe atraktivitetin e klubit, si dhe për të tërhequr investime të reja. Megjithatë, aventura e Ronaldinhos në fushën e lojës mund të mos jetë mbyllur të dielën. Këtë e la të kuptohej vetë braziliani pas përfundimit të ndeshjes, kur deklaroi: ‘Nëse më telefonon presidenti, do të rikthehem’.
Ndërsa fanella e yllit brazilian është kthyer në një objektiv të lakmuar për koleksionistët në mbarë botën, skuadra vijon të jetë e përqendruar te objektivi sportiv: ngjitja në një kategori më të lartë. Pas 14 javësh kampionat, Ravenna renditet në vendin e dytë në Grupin B me 32 pikë, gjashtë më pak se kryesuesja Spezia, që ka grumbulluar 38 pikë. Rruga drejt objektivit është ende e gjatë, pasi kampionati përbëhet nga 38 javë dhe vetëm skuadra që e mbyll sezonin në vendin e parë siguron ngjitjen e drejtpërdrejtë në kategorinë më të lartë. Pas hyrjes në histori me afrimin e një ikone të futbollit botëror, klubi verdhekuq synon të bëjë të njëjtën gjë edhe në fushën e lojës.
Top Channel