E bujshme, Shqipëria mes përfitueseve të para të “play-off”-it për EURO 2028
Abel Nunez pësoi një dëmtim të rëndë gjatë një ndeshjeje të akademisë mes Ezeizës dhe Deportivo Muniz. Pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale dhe përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk arriti të mbijetonte.
Futbolli argjentinas është tronditur nga një ngjarje tragjike. Abel Nunez, vetëm 18 vjeç, ka ndërruar jetë disa ditë pasi pësoi një dëmtim të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje futbolli. Ngjarja ndodhi gjatë përballjes së ekipeve të akademisë Ezeiza dhe Deportivo Muniz. Në një moment të takimit, futbollisti i ri u godit fort në kokë nga topi dhe u rrëzua menjëherë në fushë, duke pasur nevojë për ndihmë urgjente mjekësore.
Ndeshja u ndërpre menjëherë, ndërsa personat e pranishëm në stadium nxituan për t’i dhënë ndihmën e parë. Nunez u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 18-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte dëmtimit. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar trishtim të madh në futbollin argjentinas.
Top Channel