Portugalia ngrihet në krah të Ronaldos, Lisbona mbushet me postera kundër Jorge Jesus
Mbrëmja e sotme në UEFA Nations League ka dhuruar spektakël, gola të shumtë dhe përballje të luftuara deri në minutën e fundit, të shoqëruara edhe me tre kartonë të kuq në liga të ndryshme.
Vëmendja kryesore ishte padyshim në Ligën A, aty ku u luajt supersfida mes Francës dhe Italisë, e cila përfundoi në një barazim të ekuilibruar 1-1. “Gjelat” u detyruan të luanin me një lojtar më pak pasi u ndëshkuan me karton të kuq, por arritën të ruanin barazimin përballë “Axurrëve”. Në po këtë grup, Belgjika tregoi dominim absolut duke mposhtur pastër Turqinë me rezultatin bindës 3-0.
Në Ligën B, Polonia ishte padyshim skuadra e mbrëmjes. Polakët regjistruan një fitore tenistike 6-0 përballë Rumanisë në Grupin 4, në një ndeshje ku rumunët mbetën me 10 lojtarë pas një kartoni të kuq. Ndërkohë, sfida tjetër e këtij grupi mes Bosnje & Hercegovinës dhe Suedisë u mbyll në një barazim 1-1. Në Grupin 2 të Ligës B, Irlanda e Veriut bëri një paraqitje fantastike duke mposhtur Ukrainën në transfertë me shifrat e thella 3-0. Hungaria, nga ana tjetër, siguroi një fitore minimale 1-0 përballë Gjeorgjisë.
Ndeshje interesante u zhvilluan edhe në Ligën C. Qipro arriti të fitojë 2-0 ndaj Armenisë pavarësisht se e mbylli ndeshjen me një karton të kuq. Në sfidën tjetër të Grupit 2, Mali i Zi mori një fitore me mjaft peshë duke triumfuar 2-1 në transfertën ndaj Letonisë.

Top Channel