Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, sëmundja fatale që prek bagëtitë e imëta, është shfaqur në Lepenicë të Selenicës.

02/10/2026 14:52

Me shenjat e para të pikasura në fund të muajit gusht, brenda 2 javëve të para të shtatorit, sëmundja preku 4 ferma të këtyre banorëve.

Mbi 700 krerë bagëti (dele dhe dhi) janë asgjësuar, ndërsa blegtorët, ata të cilët prej një jete operojnë në profesionin e çobanit, tregojnë se kjo është hera e parë që përballen me një sëmundje të tillë.

Arjani, kasap i fshatit, thotë se kjo është një situatë e rëndë për çobanët dhe ekonominë e tyre.

Drejtoria e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Vlorë ka marrë masat për asgjësimin e kafshëve, ndërsa situata po mbahet në monitorim.

Shfaqja e sëmundjes infektive përbën një kërcënim serioz për dhjetëra ferma të tjera në zonën e fshatrave të Lumit të Vlorës, shtuar faktin se bagëtitë përdorin të njëjtat kullota dhe burime ujore.

Top Channel