Murtaja e Ruminantëve të Vegjël sëmundja fatale që prek gabëtitë e imëta është shfaqur në Lepenicë të Selenicës. Me shenjat e para të pikasur në fund të muajit gusht, brenda 2 javëve të para të shtatorit, sëmundja preku 4 ferma të këtyre banorëve. Mbi 700 krerë bagëti (dhën edhe dhi) janë asgjësuar ndërsa blegtorët, ata të cilët prej një jete operojnë në profesionin e çobanit tregojnë se kjo është hera e parë që përballen me një sëmundje të tillë.