Protestat pezullojnë shfaqjet, nga Teatri i Kukullave te Opera, anulohen shfaqje dhe ndryshon kalendari artistik 23/10 20:05
Durrësi përkujtoi 60-vjetorin e zbulimit të Amfiteatrit Antik me një ekspozitë fotografish, botimesh dhe dëshmish që sjellin në vëmendje punën e arkeologut Vangjel Toçi dhe të brezave që vijuan gërmimet në këtë monument.
Amfiteatri Antik i Durrësit, një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit, ende nuk është nxjerrë plotësisht në dritë. Kërkimet arkeologjike dhe puna për konservimin e tij vijojnë, duke synuar ruajtjen dhe studimin e mëtejshëm të monumentit.
Interesi për Amfiteatrin mbetet i lartë edhe nga vizitorët. Këtë vit monumenti është vizituar nga mbi 30 mijë persona, 16,3 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë.
Top Channel