Del jashtë kontrollit situata me zjarrin në fshatin Galush të Peqinit, evakuuohen banorët
02/10/2026 23:36
Del jashtë kontrollit situata në fshatin Galush të Peqinit.
Dhjetëra njerëz duke luftuar me flakët, por era vazhdon të përkeqësojë situatën, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.
Zjarrfikësit e Elbasanit, Cërrikut, Tiranës, Kuçovës, Beratit, Gramshit, Fierit etj., në ndihmë të efektivëve të Cërrikut. Disa dhjetëra forca të ushtrisë gjithashtu janë angazhuar në vënien nën kontroll të flakëve.
Aktualisht, zjarrfikësit janë pozicionuar në mbrojtje të banesave.
Një pjesë e banorëve janë evakuuar.
Top Channel