Sfida me Finlandën në Nations League, FSHF jep njoftimin për tifozët shqiptarë në Helsinki
Carlo Ancelotti është trajneri më i paguar në botë përsa iu përket teknikëve të skuadrave kombëtare.
Kjo është ajo që publikon e përditshmja gjermane ‘Bild’ e cila ka përpiluar një klasifikim duke zbuluar pagat e trajnerëve të kombëtareve me italianin e përfaqësueses braziliane që dominon këtë renditje të veçantë.
Në fakt Carlo Ancelotti është në krye të klasifikimit me një pagë prej 10 milionë euro në vit, i ndjekur në vendin e dytë nga Jurgen Klopp që ka marrë drejtimin e Gjermanisë me 7 milionë euro në vit. Podiumin e plotëson trajneri i SHBA, Mauricio Pochettino që ka një pagë prej 6.8 milionë euro në vit
Klasifikimi vijon me Thomas Tuchel në vendin e katërt me trajnerin gjerman që nga kontrata me Federatën Angleze përfiton 6 milionë euro në vit i vijuar nga tekniku kampion bote, spanjolli Luis De La Fuente në vendin e pestë me 5 milionë.
Menjëherë pas tij vijnë Jorge Jesus i Portugalisë dhe Zinedine Zidane që përfiton një pagë prej 3.6 milionë euro në vit. Dhjetëshja e trajnerëve më të paguar përsa iu përket kombëtareve plotësohet nga Xavi Hernandez, Lionel Scaloni dhe Ralf Rangnick.
Top Channel