Zgjedhjet e 27 tetorit në Izrael, Gjykata Supreme: Partitë arabe rikthehen në garë
Gjatë tre muajve të fundit, në aeroportin e Zyrihut, Policia e Zyrihut, në bashkëpunim me Zyrën Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare, sekuestroi më shumë se 1 300 kilogramë lëndë narkotike dhe arrestoi 27 persona.
Në aeroportin e Zyrihut, gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, Policia Kantonale e Zyrihut nxori nga qarkullimi më shumë se 1 300 kilogramë lëndë narkotike. Në lidhje me këtë, u arrestuan 27 persona. Këtë e bëri të ditur Policia Kantonale e Zyrihut të premten pasdite.
Sipas Policisë Kantonale të Zyrihut, 18 burrat dhe 9 gratë e arrestuara vinin nga gjithsej 15 shtete të ndryshme.
Disa karamele Lollipop të mbushura me kokainë në një valixhe
Në një rast të veçantë, punonjësit e Zyrës Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kantonale të Zyrihut, zbuluan në valixhen e një pasagjeri disa karamele Lollipop dhe produkte të tjera ushqimore, të cilat ishin mbushur me më shumë se një kilogram kokainë.
Pasagjeri ishte duke udhëtuar nga Sao Paulo drejt Dublinit.
Kontrabandistët udhëtuan në 15 raste nga Bangkoku, në katër raste nga Tel Avivi, në tri raste nga São Paulo dhe nga një rast nga Hong Kongu, Toronto, Phnom Penh, Barcelona dhe Johanesburgu drejt Zyrihut.
Top Channel