Kryeministri Rama publikon pamje nga Ura e Re e Bahçallëkut: Po merr formë hap pas hapi
03/10/2026 08:32
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet për ndërtimin e Urës së Re të Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës.
Rama shprehet se ura po merr formë hap pas hapi, ndërsa thekson se investimi synon të lehtësojë lëvizjen në hyrje të qytetit.
“Me Urën e Re të Bahçallëkut që po merr formë hap pas hapi, një investim që do të lehtësojë lëvizjen në hyrje të Shkodrës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Ura e re po ndërtohet paralelisht me urën ekzistuese dhe është pjesë e ndërhyrjeve infrastrukturore në këtë aks rrugor.
Top Channel