Situatë alarmante nga zjarret në Peqin, as ndërhyrja nga ajri nuk e merr situatën nën kontroll, era e fortë dhe terreni i vështirë favorizojnë situatën
02/10/2026 18:51
Vijon të jetë alarmante situata nga zjarri në fshatrat e Peqinit. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri zjarri vijon të përparojë në sipërfaqe të mëdha pemtarie.
Era e fortë e cila vijon favorizon flakët duke e bërë shumë të vështirë menaxhimin e situatës.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë edhe punonjës të emergjencave civile dhe banorë të zonës.
Zjarri në një zonë malore ky aksesi me mjete është i pamundur. Zjarrfikëset janë duke punuar me pompa krahu dhe mjete të tjera rrethanore.
Top Channel