Pas barazimit me Italinë, Zidane: Jam i zhgënjyer, meritonim më shumë, por nëse nuk shënon…

03/10/2026 08:28

‘Jam i zhgënjyer sepse meritonim më shumë. Patëm raste për të mbyllur ndeshjen por nuk ia dolëm dhe ndonjëherë futbolli është i tillë’-kështu e nisi konferencën e tij për shtyp Zinedine Zidane pas ndeshjes së Nations League me Italinë e përfunduar me rezultatin 1-1.

Trajnerit në ndeshjen e tij të patë në shtëpi në pankinën e Bluve iu rezervua një pritje e jashtëzakonshme nga tifozët dhe Zidane nuk harroi t’i falenderojë.

‘Ishte emocionuese. Do të kishim dashur t’i dhuronim një fitore stadiumit dhe të gjithë kombit, por gjërat nuk shkuan kështu-vijoi Zidane që gjithsesi mbeti i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

‘Italia e bëri ndeshjen e saj-shtoi Zinedine Zidane-nëse ke shansin për të shënuar dy herë duhet ta bësh, sepse më pas ndodhin këto gjëra. Jam i kënaqur me atë që bënë, tani duhet të pushojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës’.

Zizou foli më konkretisht për Italinë e Roberto Mancinit.

‘A e prisja këtë Itali? Kjo është Italia, mund të luajnë dobët ndonjëherë, por luajnë edhe mirë. Fitoi në Turqi dhe ndaj nesh bëri ndeshjen e saj. U mbrojt mirë-tha Zinedine Zidane.

Top Channel