Sulmohet një tjetër cisternë nafte në Ngushticën e Hormuzit, shpëton pa dëmtime ekuipazhi

03/10/2026 09:11

Një cisternë që transportonte naftë bruto është sulmuar në Ngushticën e Hormuzit, në incidentin e dytë të raportuar ndaj një anijeje brenda pak orësh.

Sipas UKMTO-së, shërbimit britanik të informacionit për sigurinë detare, kapiteni i anijes raportoi se cisterna u “godit” nga një predhë e paidentifikuar.

Anija ndodhej rreth 4 milje detare në lindje të Omanit në momentin e incidentit.

Të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt, ndërsa ende nuk dihet shkalla e dëmeve të shkaktuara në anije apo nëse sulmi ka pasur ndonjë ndikim mjedisor.

Ky është sulmi i dytë ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit brenda pak orësh.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të hidrokarbureve në botë. Para shpërthimit të luftës, përmes këtij korridori detar kalonte rreth 20% e hidrokarbureve globale.

Top Channel