Formula 1/ Domenicali konfirmon Çmimin e Madh në Katar dhe Abu Dhabi
Marc Marquz vijon marshimin drejt kreut të rënditjes në Botërorin e MotoGP dhe feston në garën Sprint të Çmimit të Madh të Japonisë duke fituar me autoritet në pistën e Motegit.
Piloti spanjoll i Ducatit e zgjat serinë e rezultateve pozitive në një garë që pati edhe polemika për penalizimin e Martin dhe Bastianinit në fund që e mbyllën garën respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt.
Marc Marquez e mori që në fillim kryesimin e garës që e ruajti me autoritet deri në fundin e saj duke kaluar i pari vijën e finishit. Jorge Martin u përpoq të rezistonte në fillim por ishte e kotë, pasi kampioni i botës regjistroi xhiro pas xhirosh të shpejta duke marrë kështu një fitore me autoritet.
Pas kampionit në fuqi të botës u shënuan momente emocionuese dhe befasuese ku momenti më i papritur ishte penalizimi i Martin dhe Bastianini që prekin zonën e gjelbër në kthesën 10 dhe dalin nga kufijtë e pistës. Sanksioni për ta ishte zbritje me 1 vend nga klasifikim dhe kështu vendi i dytë i shkoi Moreirës, gjë që e arrin për herë të parë, vendi i tretë për Jorge Martin dhe i katërti për Bastianinin.
Në klasifikimin e përgjithshëm Martin vazhdon të jetë në krye, por Marc Marquez i është afruar në 7 pikë dhe në garën normale të së dielës mund ta parakalojë në krye të klasifikimit.
Top Channel