Kishte kryer 50 vepra penale, shqiptari nga Kosova ia del të bllokojë dëbimin nga Anglia në gjykatën e emigracionit
“Mua më kërcënuan se do më largonin nga detyra dhe se do nisnin audit nëse ekzekutoja vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, kështu e ka nisur dëshminë e saj një nga shefet e degëve të Thesarit, e pyetur nga SPAK në vijim të hetimeve që po kryhen për bllokimin e pagave të drejtësisë.
Burimet i thanë TCH se kjo dëshmi mbështetet edhe nga përgjigjet e AKSH dërguar SPAK-ut, ku renditen emailet mes sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe zyrtarëve të tjerë në këtë ministri, nga muaji gusht deri në shtator, ku dhe nisi përplasja.
Për këtë arsye, në vazhdën e hetimeve të hapura më 18 shtator për shpërdorim detyre dhe mos ekzekutim të vendimeve të GJK-së, çështja do të regjistrohet edhe për kanosje për shkak të detyrës.
Burimet thanë se gjatë këtyre ditëve janë pyetur disa drejtorë të degëve të thesarit në rrethe, ndërkohë që të gjithë të kallëzuarit prej gjyqtarëve dhe prokurorëve, që nga ministri i Financave deri tek sekretari i përgjithshëm, do të pyeten në fund. Mes tyre edhe drejtoresha e përgjithshme e Thesarit, me seli në Tiranë.
Top Channel