E mërkurë, 24 Qershor 2020
11:40
Ministria tregon ku po infektohen më shumë qytetarët/ Kruja rekord rastesh sot, 17 qytete të prekura

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive, bëri me dije më herët ministria e Shëndetësisë.

11:35
Prioritetet e presidencës gjermane me BE

Në 1 korrik, Gjermania merr presidencën e radhës së BE-së në mesin e pandemisë së koronavirusit që kërcënon të kthehet në sfidën më të madhe të saj.

11:33
“Kurrë në këto 21 vite s’kemi qenë kaq të përçarë”/ Pacolli thirrje Metës dhe Ramës: Mblidhni në tryezë faktorin shqiptar

Përmes një postimi në Facebook, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i bën thirrje presidentit të Republikës, Ilir Metës dhe kryeministrit të vendit, Edi Ramës, që të mbledhin në një tryezë faktorin shqiptar.

11:27
​Aeroporti i Prishtinës njofton për detajet e fluturimeve, do të fillojnë nga data …

Aeroporti i Prishtinës do të jetë funksional që nga 28 qershori me vendimin e ri të qeverisë.

11:24
Plagosi me armë dhe kërcënoi me gjobë një biznesmen, arrestohet 27-vjeçari në Bulqizë

Një 27-vjeçar me precedentë penalë në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje është arrestuar në Bulqizë.

11:23
CoVid-19/ Shënohet viktima më re në moshë. Ministria e Shëndetësisë: Një 34-vjeçare humb jetën, 67 raste të reja

Një 34-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e covid-19 bën me dije ministria e Shëndetësisë.

11:23
Hoti: Nuk i kemi lejuar dasmat, më 1 korrik bëjmë rivlerësimin e gjendjes

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, konfirmoi se Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve.

11:16
Aksident në Tiranë! Përplaset 20-vjeçarja me biçikletë, makina largohet nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e sotëm në kryeqytet, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një 20-vjeçare e cila po qarkullonte me biçikletë.

11:16
Propozim i veçantë për martesë, në 500 metra lartësi! -VIDEO

Keni ëndërruar ndonjëherë një propozim romantik për martesë, në lartësinë 500 metra, në një balonë?

11:03
Tërmeti/ Rama: Në Kamëz përfitojnë drejtpërdrejt nga pagesat 771 familje

Ka nisur komunikimi live i kryeministrit Edi Rama për dhënen e granteve të rikonstruksionit dhe riparimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Bashkinë Kamëz.

11:00
Godet pasanikët! Putin propozon rritje taksash

Presidenti rus, Vladimir Putin propozoi që nga vitit i ardhshëm të ketë rritje të tatimit mbi të ardhurat e përfituesve te mëdhenj.

10:57
Takim Vuçiç-Trump? NYT kërkon ndjesë për gabimin

New York Times kërkoi ndjesë për lajmin e botuar një ditë më parë, sipas të cilit të shtunën presidentin serb Aleksandar Vuçiç do të takohej me kreun e administratës amerikane, Donald Trump.

10:56
Aksident fatal në minierë! Bulqizë, humb jetën një minator

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë.

10:54
“Lufta e vizave”/ BE i “mbyll kufijtë” SHBA-së!

Donald Trump i mbyll kufijtë për rreth 525 mijë njerëz që kërkojnë punë, e këtu hyjnë dhe shkëmbimet studentore.

10:50
Rasti më i pazakontë në botë/ Trinjakët lindin pozitivë me COVID, njëri vendoset në ventilator

Një ngjarje e çuditshme është shënuar në Meksikë, ku sipas mediave lokale, trinjakë të porsalindur kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

10:49
Këto bimë fantastike janë 100% të vërteta!

Nëna natyrë nuk ndalon së na surprizuari.

10:44
U fut në kishë pa maskë, zbulohet gjoba që mori kryeministri bullgar

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov ka shkelur rregullat për ndalimin e përhapjes së koronavirusit dhe është futur në një kishë pa maskë.

10:44
Balla i sigurt: Në 2021-n PS do të marrë besimin për mandatin e tretë me Ramën Kryeministër

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në takimet me ekipet drejtuese vendore të Partisë Socialiste në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

10:39
Pandemia Covid-19/ Si është situata në Afrikë dhe Amerikën Latine

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 327.464 numri i rasteve dhe në 8.653 numri i viktimave si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19)

10:29
Pritej vendimi, shtyhet seanca ndaj Saimir Tahirit

Ditën e sotme pritej të jepej vendimi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por seanca u shty për të premten.

10:27
“Është shtatzënë”/ Policia shtrin në tokë gruan me ngjyrë në mes të Parisit (FOTO)

Një grua me ngjyrë, shtatëmuajshe shtatzënë është shtrirë në tokë nga tre roje hekurudhore në një stacion treni në Paris të Francës.

10:24
Nis faza e dytë për fituesit e kredisë së butë. Ja dokumentet që duhet të dorëzoni

Pas shpalljes së fituesve të fazës së parë për kredi të butë, Bashkia e Tiranës ka nisur tashmë fazën e dytë, që është ajo e plotësimit të dokumenteve.

10:14
Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë, shikoni si hapet në dysh trotuari në Meksikë (VIDEO)

Meksika e Jugut është tronditur ditën e djeshme nga një tërmet i fuqishëm. Njerëzit e përfshirë nga paniku janë larguar menjëherë nga shtëpitë e tyre.

10:13
Nga maskat te ushqimi i blerë/ Covid-19, ministria publikon videon sqaruese, ç’duhet të dini

Teksa koronavirusi gjendet ende mes nesh dhe lufta e përditshme vazhdon, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar një video ku gjenden përgjigjet e 6 prej pyetjeve më të shpeshta sa i takon pandemisë Covid-19.

10:03
FOTO/ Tmerri që përjetuan meksikanët, së paku pesë njerëz të vdekur nga tërmeti i fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm ka dridhur ndërtesat dhe ka shkaktuar panik në gjashtë shtete të Meksikës, duke lënë të vdekur së paku pesë vetë.

10:01
“Kam 6 muaj esëll”/ Miley rrëfen betejën e saj me alkoolin: Pse jam kështu si jam?

 “Po bëhen 6 muaj tashmë që jam esëll. E gjitha nisi sepse më duhej të bëja një operacion për kordat e zërit”, u shpreh Miley Cyrus, në një intervistë për “Variety”.

09:54
OKB konfirmon vdekjen e 28 anëtarëve të stafit të saj nga COVID-19

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) të martën njoftoi se 28 anëtarë të stafit të saj kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

09:54
“Çdo të ndodhë me Gjykatën Kushtetuese pas raportit të Venecias?”/ Presidenca: Në fillim javë Meta fton Ruçin në takim

Një reagim nga zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, vjen pas publikimit të raportit nga Komisioni i Venecias sa i takon zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

09:45
Tiranë/ Gjendet i vetëvarur në banesën e tij një i moshuar

Mëngjesin e sotëm është gjetur pa shenja jete në kryeqytet një i moshuar.

09:45
Mbi 100 mijë viktima nga COVID-19 në Amerikën Latine

Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Amerikën Latine tejkalon shifrën 100 mijë.

09:42
Burundi, pas 22 vitesh emërohet kryeministri i ri

Parlamenti i Burundit ka miratuar emërimet e zv/president dhe kryeministrit të vendit të bëra nga presidenti i sapozgjedhur Evariste Ndayishimiye.

09:39
Nga unaza me diamant te fustanet/ 20 njerëzit që fituan “thesare” të vërteta për vetëm pak dollarë (FOTO)

Dhe menjëherë mendon: “Kjo është e imja”. E mendja ju shkon tek çmimi, sa mund të kushtojë. Por ka raste kur ngelni pa fjalë nga çmimet. E ky është edhe rasti i disa personave që kanë vendosur që ta tregojnë këtë përmes postimeve në rrjetet sociale.

09:39
Frymëzuese! Nuk heq dorë, djali stërvitet mes shiut dhe baltës në oborrin e shtëpisë

Të mos heqësh dorë nga një pasion, edhe kur rrethanat nuk janë në favorin tënd.

09:38
“Kështu e hanë të gjithë”/ “Deklarata” e Saimir Tahirit në hyrje të gjykatës (video)

Ditën e sotme po mbahet seanca gjyqësore ku pritet të jepet dhe vendimi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

09:26
Koreja e Veriut pezullon planet ushtarake kundër Jugut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i pezulloi planet ushtarake kundër Koresë së Jugut, njoftoi të mërkurën agjencia verikoreane e lajmeve KCNA.

09:25
“Gjendja është e rëndë”/ Prioriteti kyç i presidencës gjermane me BE-në, plani me Macron-in

Sfida kryesore në kohën e presidencës gjermane në Këshillin e BE do të jetë pandemia Corona. Koalicioni në pushtet e ka vënë këtë si prioritetin e prioriteteve.

09:24
Është femër seksi, por në versionin mashkull Oriola Marashi do të ishte… (FOTO)

Modelja e njohur, Oriola Marashi, është një ndër vajzat më bukuroshe të showbiz-it shqiptar. Gjithashtu ajo numëron mijëra ndjekës në profilin e saj në “Instagram”.

09:23
Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit të Tiranës, Ridvan Hado

Gjyqtari Ridvan Hado i Apelit të Tiranës ka kaluar vettingun me sukses, pasi KPK e konfirmoi në detyrë.

09:18
Në luftë me virusin! Mbi 5 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 5 milionë.

09:17
Lushnje/ Kapet me 6 kilogram kanabis, arrestohet 49-vjeçari

6 kg lëndë narkotike canabis sativa janë sekuestruar nga policia, ndërsa është arrestuar poseduesi i lëndës narkotike në Lushnje.

09:09
Vidhet zyra e Drejtorisë së Transportit Rrugor në Kashar, detajet e para

Zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në Kashar kanë rënë pre e një vjedhje.

09:01
“Lazarati” në Kretë/ Sekuestrohen 3.000 rrënjë kanabis, policia në ndjekje të dy grekëve dhe dy shqiptarëve

Policia greke ka finalizuar një operacion për parandalimin e prodhimit të narkotikëve në zonën e Haniasë në Kretë.

08:54
Mbyllje sërish? Kudo në Europë shpërthime lokale të pandemisë

Shumë vende në Europë i zbutën masat kufizuese në luftë kundër virusit Corona. Por në të njëjtën kohë ka shpërthyer pandemia në disa vatra. A duhet të vihet alarmi e çfarë duhet bërë për të kontrolluar gjendjen?

08:48
Fauci: Javët e ardhshme, kritike për frenimin e koronavirusit

Zyrtarë të shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara thanë se ka një tendencë shqetësuese të rritjes së rasteve me koronavirus.

08:41
Pas 3 muajsh mbyllje/ Nga sot lejohet transporti publik, urbanet dhe autobusat ndërqytetas

Pas tre muajsh shkëputje, sot transporti publik është i lejuar të fillojë punë, si ai qytetas dhe ndërqytetas. Të gjithë autobusat dhe urbanet publike janë të lejuar të punojnë sipas protokollit të sigurisë duke zbatuar 13 pika të masave anti COVID-19.

08:34
Rusia mban paradën e fitores në Luftën e Dytë Botërore

Rusia shënon sot Ditën e Fitores me një paradë ushtarake, e cila është dashur të mbahet më 9 maj, por është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

08:27
FOTO/ Ja kush është aktorja e parë që nënshkroi kontratë në Hollywood

Aktorja Mary Pickford më 24 qershor të vitit 1916, bëhet ylli i parë femër që nënshkruan kontratë miliona dollarëshe në Hollywood.

08:19
Bilanci me COVID-19 në Kosovë: 1.122 raste aktive

Rastet me COVID-19 në ditët e fundit janë rritur dukshëm .Nga 13 marsi janë shënuar gjithsej 2.268 raste, me 38 raste të vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.108 raste.

08:11
Kosova shpall Hezbollahun organizatë terroriste

Qeveria e Kosovës, shpalli të martën grupin militant Hezbollah, organizatë terroriste, duke përfshirë të gjith formacionet e tij, politike dhe ushtarake.

08:04
Britania lejon rihapjen e disa bizneseve nga 4 korriku

Restorantet, hotelet dhe parukeritë mund të rihapen më 4 korrik në Britani të Madhe, kur edhe do të lehtësohen masat e distancimit fizik.

07:40
Temperatura deri në 33 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara.

07:18
Video/ Sherr mes dy grave për distancimin social

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Kalifroni të SHBA-ve. Në pamjet e bëra virale, shikohet një grua rreth të 60-ave, duke qëndruar në radhë para një nëne dhe fëmijës së saj 10 muajsh, teksa ishin në pritje për të marrë një produkt ushqimor.

06:51
Foto/ Shkencëtarët zbulojnë vendin ku mund të ketë ndryshuar historia e njerëzimit

Ndodhet në një nga skajet më të largëta të planetit, që pak njerëz kanë vizituar dhe ende më pak kanë jetuar, por ndoshta ka shkaktuar një nga eventet që kanë ndryshuar historinë e qytetërimit perëndimor.

06:28
Donald Trump merr vendimin e papritur: 10 vite burg për ata që …

Presidenti amerikan Donald Trump njihet për vendimet e papritura e ndonjëherë të çuditshme.

06:06
Shëndeti i syve, njihuni me 6 simptoma që nuk duhet t’i injoroni

Ju ka ndodhur ndonjëherë që sytë t’ju kruhen aq shumë sa ju duket sikur bebja e syve të shkëputet e të bjerë? Kjo dhe shumë të tjera, janë simptoma të problemeve me sytë që nuk duhen injoruar. Trajtimi i duhur i problemeve me sytë, ju ndihmon të shmangni komplikacione të rënda, thonë ekspertët.

05:45
Kujdes me antibiotikët/ Zbuloni çfarë i bëjnë stomakut dhe kockave

Organizmi i njeriut është strehë e të paktën e triliarda baktereve të cilat janë shumë të rëndësishme për organizmin. Ato janë organizma mikroskopikë një-qelizorë të dobishme për sistemin imunitar dhe atë tretës. Ato ndihmojnë në përthithjen e ushqyesve dhe së bashku mund të peshojnë deri në 2 kilogramë.

05:23
Zbuloni si ta përdorni vajin e limonit për frymëmarrjen

Vaji i limonit është një vaj esencial që nxirret nga lëkura e limonit. Kjo e fundit përmban një sërë vajrash aromatikë dhe përbërësish të çmuar që kanë një sërë vlerash shëndetësore. Ky vaj shërben si antioksidant i fuqishëm dhe ka një ndikim të madh në mendjen dhe shpirtin tonë.

05:11
Rukola me vlera të forta për pastrimin e gjakut dhe organizmit

Rukola është e pasur me vlera ushqimore dhe antioksidantë. Ajo është një burim i pasur me vitaminë A, fibër, vitaminë C, vitaminë K, folat, hekur, kalcium, fosfor, magnez, mangan dhe kalium. Shqiptarët e kanë kultivuar rukolën pas viteve 90’, ndërkohë që të gjitha vendet e tjera të Mesdheut kanë shfrytëzuar vlerat e saj shumë më herët. Megjithatë, shqiptarët nuk janë të fundit mes kombeve që kanë rritur këtë barishte, duke qenë se së fundmi Amerikanët janë marrosur pas saj.

04:51
Zbulimet e reja/ Faktorët e rrezikut për sëmundjen e parkinsonit

Një studim i realizuar nga mjekët e shërbimit të neurologjisë në Qendrën Universitare Spitalore Nënë Tereza, rezulton se prevalenca e sëmundjes së Parkinsonit në Shqipëri dy vite më parë ishte 8 persona për 1000 banorë.

04:30
Vazhdon ‘lufta’, Twitter vë shënim paralajmërues për postimin e presidentit Trump

Vazhdon ‘lufta’ mes Twitter dhe presidentit Donald Trump. Platforma e medias sociale Twitter njoftoi të martën kishte vënë një shënim paralajmërues për një postim të Presidentit Trump, duke e cilësuar si koment që shkel politikat e kompanisë kundër sjelljeve abuzive.

04:04
Zgjedhje paraprake të rëndësishme në tre shtete amerikane

Votuesit në tre shtete amerikane të martën vendosin fituesin në zgjedhjet e rëndësishme paraprake për të përcaktuar kandidatët për senat dhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve. Sfida kryesore do jenë në Kentaki, ku demokratët do të zgjedhin kandidatin e tyre që do të konkurrojë ndaj udhëheqësit të shumicës në senat, republikanit Mitch McConnell. Gara tjetër e rëndësishme është ajo në Nju Jork, ku ligjvënësi veteran Eliot Engel po përballet me një rival demokrat të krahut të majtë.

03:47
Në mes të pandemisë në Arizona, Presidenti Trump lavdëron murin kufitar

Para fjalimit në Finiks të martën, Presidenti Trumë vizitoi një segment të murit kufitar në Arizona. Presidenti dhe zyrtarët e tjerë lane firmat mbi mur. Zoti Trump foli për murin si faktor për ndalimin e imigrantëve të paligjshëm dhe koronavirusit. Por në fakt Arizona është një ndër vatrat e nxehta të epidemisë aktualisht në SHBA. Para mbërritjes së presidentit, autoritetet shtetërore njoftuan afro 3600 raste të reja me infeksion.

03:25
Arsyet e protestave për rrëzimin e monumenteve të Konfederatës

Në javët pas vdekjes së George Floyd-it ndërsa ishte në duart e policisë në shtetin e Minesotës që nxitën protestat për trajtimin e afrikano-amerikanëve, disa monumente të Konfederatës në Shtetet e Bashkuara janë dëmtuar ose rrëzuar nga demonstruesit.

03:03
Trump: Së shpejti urdhër për të mbrojtur monumentet

Presidenti Donald Trump tha të martën se do të nxjerrë një urdhër ekzekutiv në lidhje me monumentet historike të SHBA, ndërsa lëvizja për të hequr përmendoret të cilat aktivistët i konsiderojnë si raciste po gjen mbështetje, pjesë e protestave më të gjera kombëtare mbi padrejtësinë racore.

02:40
Kinë, virusi nuk e ndal festivalin e mishit të qenit

Vullnetarët në një strehë qensh në Pekin, u japin ushqim dhjetëra kafshëve të shpëtuara që ishin të destinuara për festivalin e polemizuar të mishit të qenit që ka nisur këtë javë në Kinën Jugore.

02:18
Gjermani, shpërthimi i koronavirusit kërcënon izolimin e vendit

Autoritetet gjermane në landin e North Rhine Vestfalisë kanë rikthyer kufizimet në dy distrikte pas një rritjeje të madhe të rasteve të reja të koronavirusit. Shpërthimi në një thertore në të cilën punonin të paktën 6,500 vetë në landin North Rhine Vestfali, ka bërë që shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani të rritet ndjeshëm.

01:55
‘Las Vegasi pa kazino’/ Antalia e ‘braktisur’ nga turistët

Në kohë normale, turistët duhet të ngrihen në agim për të siguruar një çadër dielli dhe shezllon në plazh në Antalia, një resort i famshëm pushimesh në Turqinë jugore. Tani, edhe në mes të ditës, vendet më të mira janë sërish të disponueshme.

01:34
‘Përvëlohet’ Spanja, 47 gradë celcius në Sevilja

Kjo verë paralajmërohet të jetë shumë e nxehtë dhe ekspertët thonë se edhe java në vijim do të sjellë temperatura të larta, por, ndërsa i nxehti përvëlues do të vonojë edhe pak të vijë tek ne, në Spanjë ai ka mbërritur tashmë.

01:05
Vuçiç konsultohet me Putin përpara takimit në SHBA për marrëveshjen me Kosovën

Ndërsa paraditen e të martës, kryeministri dhe presidenti i Kosovës, u takuan për të bashkërenduar qëndrimet, para takimit Kosovë-Serbi që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zgjedhur një këshilltar të veçantë; presidentin rus, Vladimir Putin.

00:44
Në Kosovë zbulohen rrathët Olimpikë, Majlinda Kelmendi premton medalje

Pas zbulimit të rrathëve Olimpikë dhe aktiviteteve të tjera të programuara për Ditën Olimpike, sportistët më të njohur në Kosovë u impenjuan në një minifushatë mbjelljeje pemësh në hapësirat e Kampusit Universitar të Prishtinës.

00:21
Top Story/ Shenjat e digës së Kalivaçit, si po tentohet të transformohet Vjosa në një liqen

Këtu jemi në Kalivaç. Shenjat e digës duken qartë në dy faqet e malit. Megjithatë, bukuria e natyrës, nuk mund të fshihet nga kjo masakër mjedisore. Kjo perlë e jugut shqiptar, vizitohet pothuajse në çdo muaj të vitit nga turistë të huaj. Dhe janë ata që sot po e mbrojnë.

00:17
Top Story/ Shkenctarët e Universitetit Boku në Vjenë: Hidrocentralet në Vjosë nuk janë efiçente, bllokohen nga sedimentet

Shkencëtarë nga Univesiteti Boku në Vjenë i janë bashkuar kolegëve të tyre shqiptarë për të studiuar Luginën e Vjosës. Grupi i Top Story, u rikthye edhe njëherë në Poçem dhe Kalivaç së bashku me shkencëtarët austriakë. Ata kanë mbërritur në vendin tonë për studimin e sedimenteve të rrjedhës së lumit. Sedimentet materiale si gurë, llum ose objekte të tjera, të krijuara nga erozioni që shkakton lumi.

00:13
Top Story/ Dëgjesat publike për hidrocentralin ne Vjosë, si u falsifikuan dokumentat nga kompania turke

Me një vendim të datës 2 Maj 2017, Gjykata Administrative e Tiranës vendosi të anulojë konçesionin duke e konsideruar të jashtëligjshme kontratën dhe të gjithë dokumentacionin shoqërues. Por, le ti marrim gjërat me radhë. Në vitin 2014 përgatitet studimi i fizibilitetit për hidrocentralin e Poçemit nga kompania turke “Çinar”.

00:10
Top Story/ Banorët e fshatit Kutë, qendrestarët më të fortë kundër hidrocentraleve në Vjosë

Banorët e fshatit Kutë janë më qëndrestarët në betejën për Vjosën. Në fakt, ata janë ndër më të goditurit nga projekti i digës së Poçemit. Të gjitha tokat bujqësore dhe kullotat do të përmbyteshin. Pra, e gjithë ekonomia e fshatit do të shkatërrohej.

00:01
Top Story/ Parlamenti Europian rezolutë për Vjosën: Nuk duhet ndërtuar hidrocentral, kthejeni në Park Kombëtar

Transformimi në Park Kombëtar është kërkuar edhe nga Parlamenti Evropian përmes një rezolute të vitit 2017. Në pikën 32 të raportit theksohet se Raportet e Ndikimit në Mjedis të Hidrocentraleve nuk bëhen sipas parashikimeve ligjore.

E martë, 23 Qershor 2020
23:56
Top Story/ Hidrocentrali i Poçemit në Vjosë, do të përmbysë disa fshatra dhe biznese

Pas vizitës në Kalivaç, itinerari i “Balkan River Tur” është më tej drejt rrjedhës së Vjosës në fshatin Poçem të Mallakastrës, ku është planifikuar diga e dytë më e madhe në këtë rrjet ujor. Një shpend krenar na befason gjatë lundrimit. Sipër, shquhet në lartësi një Shqiponjë, simboli ynë kombëtar. Shpendi qëndron pezull për disa çaste pa u larguar.

23:52
Top Story/ Hidrocentrali i Kalivaçit mbi Vjosë, si është kopjuar studimi për ndikimin në mjedis nga koncesionari

Në vitin 1997, biznesmeni italian Francesko Bechetti fitoi konçesionin për Kalivaçin. Punimet faktike në terren nuk ishin më shumë se 20 % dhe ishin fokusuar kryesisht në përgatitjen e krahëve të digës. Por qeveria shqiptare në vitin 2014 nis një sulm të paprecedentë ndaj Francesko Bechettit, fillimisht duke i mbyllur një TV dhe më pas duke i marrë në mënyrë të nëanshme koncesionin e Kalivaçit.

23:48
Top Story/ Aktivistët e Balkanit shfaqin dokumentar në Tepelenë për mbrojtjen e Vjosës, pak interes nga banorët

Pas rreth 2 orë e 20 minuta udhëtim, kajakistët mbërrijnë në destinacionin e parashikuar, në Tepelenë. Të lodhur dhe të etur, ata kanë përshkruar disa kilometra për ti lënë hapësirën një dreke të këndshme.

23:39
Top Story/ Aktivistët e Balkan River Defence mbërrijnë në Vjosë për lundrim me kajak

Top Story niset për në Këlcyrë, bashkë me ekipin e “Balkan River Defence”. Në makina janë vendosur disa kajak, ku do të përdorën për lundrimin nga Këlcyra e deri në Mallakastër, në Poçem. Aktivistët duken të mirë përgatitur për rrugëtimin në natyrë. Ata janë të pajisur me çdo gjë që u duhet, nga aparatet e xhirimit e deri tek ushqimet, tendat, veshmbathjet. Ata e dashurojnë natyrën dhe e shijojnë në të gjitha mënyrat e saj.

23:33
Top Story/ Mbi 177 specie të rralla pritet të zhduken nga ndërtimi i hidrocentraleve në Vjosë

Vjosa nuk është një lum i zakonshëm. Është “Zemra Blu e Evropës”! Kushedi edhe për sa kohë Vjosa do qëndrojë krenare për atë që e bën lumin më të veçantë në kontinent. Është i fundit lum i egër, që në 270 kilometrat të gjatësisë së tij, rrjedh natyrshëm i pandikuar dhe i paprekur nga dora e njeriut.

22:52
Kombinimi fatal/ Covid dhe grip në të njëjtën kohë

Ekspertët kryesorë të qeverisë amerikane kanë paralajmëruar Kongresin për ngarkesën e jashtëzakonshme me të cilën mund të përballen spitalet në vjeshtë dhe dimër ndërsa rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten në gjysmën e shteteve në vend.

22:49
Rritja e rasteve/ Covid-19 nuk do të ikë shpejt

Shumë vende të botës po dalin tani nga muaj izolimi për shkak të koronavirusit.

22:47
FOTO/ Frymëzuese! 22-vjeçari me aftësi të veçanta tregon si u bë një mundës profesionist

Një 22-vjeçar nga SHBA, i cili lindi pa këmbë për shkak të një çrregullimi gjenetik, ka rrëfyer se si arriti të bëhej një mundës profesionist. Zion Clark nga Ohio, lindi me sindromën regresionit caudal dhe si rrjedhojë shtylla e tij kurrizore ishte e dëmtuar. Clark tregon se është rritur në një jetimore, por fatmirësisht një familje e birësoi dhe e ndihmoi atë që të ndiqte ëndrrën e tij për t’u bërë një mundës profesionist.

22:40
Qeveria e Kosovës shpall Hezbollahun organizatë terroriste

Qeveria e Kosovës, ka shpallur të martën si organizatë terroriste, grupin militant të Libanit, Hezbollah, përfshirë të gjitha formacionet e saj, si politike ashtu edhe ato ushtarake.

22:35
Humbi zërin për dy muaj, çudia: Gruaja tani flet në 4 thekse të ndryshme

Një grua që nuk ishte në gjendje të fliste për dy muaj për shkak të një dëmtimi në tru, ka rimarrë zërin – por tani mund të flasë në katër thekse të ndryshme.

22:16
Korçë/ Tre të rinj të plagosur pas një sherri

Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20, në lagjen nr. 2, në Korçë gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës shtetasi M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç.

22:12
Vlorë/ Era e fuqishme rrëzon pemën në Sheshin e Flamurit

Vlora është përfshirë nga erëra të forta ditën e sotme dhe si pasojë një pemë është rrëzuar në Sheshin e Flamurit.

21:48
Gjykatësi urdhëron presidentin e Brazilit të mbajë maskë në publik kundër koronavirusit

Një gjykatës federal në Brazil, ka urdhëruar sot presidentin Jair Bolsonaro të zbatojë rregullat vendore kundër pandemisë së koronavirusit duke mbajtur maskë fytyre sa herë që është në vende publike në kryeqytetin Brasilia.

21:42
E pazakontë! Burri kap peshkaqenin gjigant, bën foto dhe…

Një burrë në SHBA, teksa ishte duke notuar në një plazh, arriti të zinte një peshkaqen dhe të pozonte me të.

21:36
FOTO/ Nuk e dinte se ishte shtatzënë, 21-vjeçarja thotë se e mësoi katër orë para se të lindte

Një 21-vjeçare nga Britania e Madhe, e cila nuk e kishte idenë që ishte shtatzënë, ka zbuluar se lindi vetëm katër orë pasi shkoi në spital. Dasiy Young, ende studente, ka rrëfyer se nuk kishte asnjë simptomë të shtatzënisë dhe gjatë kësaj periudhe ka punuar në një restorant, për të mbuluar shpenzimet e shkollës.

21:31
Gruaja e veshur si ‘Minnie Mouse’ rreh rojen e sigurisë në mes të ditës në Las Vegas

Një grua e veshur si personazhi i filmave për fëmijë Minnie Mouse është filmuar duke rrahur dhunshëm një tjetër grua roje sigurie në Las Vegas.

21:24
PD mbledh të enjten Kryesinë, ja çfarë pritet të miratohet

Të enjten, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.

21:13
A duhet të hetojë SPAK-u pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë rrëzuar nga vetingu? Ja si përgjigjet Kreu i Komisionit të Ligjeve

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

21:12
Pornostari 67 vjeçar akuzohet për tre përdhunime dhe një sulm seksual

Aktori amerikan i filmave për të rritur Ron Jeremy është arrestuar sot për përdhunimin e tre grave dhe sulm seksual ndaj një tjetre.

21:05
FOTO/ I hedh fishekzjarrin të pastrehut, i moshuari merr disa plagë

Një i pastrehë 66-vjeçar, u sulmua me një fishekzjarr teksa ishte duke fjetur në një rrugë të Nju Jorkut. Raportohet se një burrë,  ka ndezur lëndën plasëse dhe e ka hedhur në drejtim të të moshuarit.

20:51
Fiks Fare/ Mbetjet spitalore lihen në derë të laboratorit, rrezik për përhapjen e Covid 19

Mbetjet spitalore qëndrojnë prej ditësh pranë Laboratorit Baktereologjik në Shkodër. Në redaksinë e emisionit Fiks Fare ka mbërritur një video e cila tregon këto mbetje të paketuara në qese dhe të vendosura anash hyrjes së laboratorit.

20:47
“Të paqartë për rregullat që na janë vendosur”/ A do të nisë nesër Transporti Publik punën?

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lajmëroi sot për heqjen e kufizimit për transportin publik.

20:42
Përplasjet Indi-Kinë/ A mund gjuajtësit Rafale të Indisë të përballen me forcat ajrore të Kinës?

Pas përplasjeve kufitare me Pakistanin vitin që shkoi dhe së fundmi me forcat kineze në luginën Galvan, disa zyrtarë në Indi i janë referuar avionëve francezë Rafale të Indisë si garantues të konflikteve të ardhshme.

20:28
Zgjedhjet serbe në Kosovë, debat në parlament

Partitë opozitare kanë akuzuar Qeverinë Hoti për shkelje kushtetuese me lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Me vete në Kuvend deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje sollën logo të fushatës zgjedhore të partive serbe, në të cilën sipas tyre Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

20:23
Para takimit në SHBA/ Vuçiç konsultohet me Putin

Ndërsa paraditen e të martës, kryeministri dhe presidenti i Kosovës, u takuan për të bashkërenduar qëndrimet, para takimit Kosovë Serbi që do të mbahet në shtëpinë e bardhë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zgjedhur një këshilltar të veçantë; presidentin rus, Vladimir Putin.