120 të arrestuar në të gjithë botën për $14 mln shitje ilaçesh fallco në internet

25/09/2020 18:59

Më shumë se 120 njerëz janë arrestuar në disa shtete për shitje ilaçesh fallco në internet, duke përfshirë antiviralë e maska mjekësore.

Rusia tha se ka spastruar rrjetin nga faqet e errëta teksa kreu i zyrës së Interpol në ministrinë e brendshme Major Gjeneral, Alexander Prokopchuk tha se mbi 120 persona ishin arrestuar në disa vende të botës.

“Produkte të falsifikuara mjekësore me vlerë $14 mln u sekuestruan duke u nxjerrë nga qarkullimi. Mes tyre kishte mjaft mjekime për pandeminë e koronavirusit,” tha ai.

Prokopchuk tha se operacioni i nisur që prej marsit përfshiu rreth 90 shtete. “Objektivi i tij ishte lufta ndaj qarkullimit ilegal të mjekimeve apo shërbimeve mjekësore në internet. Që kur OBSh shpalli koronavirusin pandemi globale ngjarjes i është dhënë një rëndësi e veçantë”.

Prokopchuk shtoi se më shumë se 4,000 rrjete të dyshimta në internet ishin kontrolluar brenda Rusisë nga të cilat rreth 2,000 ishin të përfshira në shitjen ilegale të mjekiemve të koronavirusit.

FOTO GALERI
1/3
Më shumë se 120 njerëz janë arrestuar në disa shtete për shitje ilaçesh fallco në internet

Top Channel