Tiranë/ Tenton të arratiset nga ambientet e Drejtorisë së Policisë, kapet pas 10 metrash nga ‘Shqiponjat’

25/09/2020 16:29
Drejtoria e Policisë Tiranë

Një i shoqëruar në Drejtorinë e Tiranës, për dhunë ndaj babait të tij ndërsa po kryheshin proceduat për ta arrestuar ka mundur që  të arratiset nga ambientet e saj.

Duke tentuar të largohet me vrap, 28-vjeçari  K.P. është kapur nga forcat Shqiponja 10 metra larg drejtorisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.09.2020, rreth orës 16:00, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë për veprën penale “Dhuna në familje” pasi ishte denoncuar nga babai i tij, dhe në momentin që Punonjësi i Policisë po e shoqëronte për në katin e parë të Drejtorisë Tiranë, ky shtetas e ka kundërshtuar me dhunë duke e goditur punonjësin e policisë dhe ka tentuar të largohet nga ambientet e DVP Tiranë por është kapur dhe prangosur disa metra më tej nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”.

Në përfundimin të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë” dhe “Dhuna në familje”, dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Top Channel