Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte i ftuar instruktori i “Jogas”, Klodian Murati. Klodiani, e përfshinë veten tek grupi i atyre personave që ushqehet shëndetshëm dhe kjo sipas tij e ndihmon ndaj virusit COVID-19.

Sipas Muratit virusi është ekzistent, por është një virus i modifikuar nga dora e njeriut, e jo nga natyra. Nëse do të ishte e kundërta, atëherë ne mund të ishim në një situatë më serioze thotë instruktori.

“Një virus që e ka modifikuar dora e njeriut, nuk krahasohet me forcën e natyrës, një ditë natyra do e mposhtë atë. Por nëse virusi është krijuar nga natyra atëherë kjo është një komplikacion”, tha Murati.

Ndërkaq, Murati rrëfeu në studio eksperiencën që ka pasur me disa persona që kishin rezultuar pozitivë me koronavirus. Sipas instruktorit, pas indikacioneve që ai i kishte dhënë, këta persona rezultuan pas tre ditësh negativë. Pra çelësi i suksesit sipas tij për të mbajtur larg virusin, është ushtrimi fizik dhe të ushqyerit shëndetshëm.

“Kishin dalë pozitive kishin parë videot e mia dhe më kanë thënë çfarë të bëjmë. Pas katër ditësh ata kanë dalë negativë, për tre ditë, sepse kapaciteti nëpërmjet këtyre teknikave të shoqëruar me një pjesë ingredientësh është mjaft i suksesshëm. Nëse njerëzit do të ushqehen me produktet e bletëve janë super mirë”, u shpreh instruktori.

 

Top Channel