Koha e anglishtes e gjermanishtes/ Askush në Shqipëri nuk preferon të studiojnë për rusisht

25/09/2020 15:30

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Tiranë është cilësuar këtë vit, si “Fakulteti i 1001 Mundësive”.

Ofron mbi 800 kuota studimi, që pritet të plotësohen, në raundin e dytë të aplikimeve, që nisin në 30 shtator.

Gjuhët angleze dhe gjermane janë më të preferuarat, kanë mbetur pak kuota të lira, ndërsa rusishtja rrezikon mbylljen.

Artur Sula, Dekan, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja: Quhet “Fakulteti i 1001 Mundësive”, pasi një i diplomuar tek ne, ka mundësi punësimi, në administratë, turizëm, media, interpret, përkthyes, mësues etj.

Për herë të parë këtë vit, mesatarja e pranimit është 7 dhe jo 7.5 siç ishte vjet.

Një maturant p.sh., që nuk fiton Gjermanishten, mund të fitojë Turqishten ose Spanjishten dhe gjuhën Gjermane ta marrë si gjuhë të dytë.

Del po aq i kompletuar, sikur ta kishte zgjedhje të parë.

Në bazë të ligjeve tona, gjuha Ruse rrezikon mbylljen, pasi për të dytin vit radhazi nuk ka asnjë regjistrim.

Top Channel