Gazetarja e Top Channel, Alberta Hashani ka treguar detaje nga bastisja që po bëhët nga ana e EULEX-it në zyrat e OVL-së së UÇK-së.

Sipas Hashanit situata ka dalë jashtë kontrollit,për disa momente pasi dy policë të EULEXit kanë dalë me disa dosje nga zyrat e OVL-së dhe kanë shkuar t’i dërgojnë në makinën e tyre, por qytetarët janë afruar dhe kanë shprehur mllefin ndaj tyre, duke gjuajtur edhe me shishe uji. Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë së Kosovës për të bërë shpërndarjen e qytetarëve.

Ndërkohë që bastisja e zyrave të veteranëve të UÇK-së vazhdon akoma.

Top Channel