Një aksident i tmerrshëm është regjistruar në Melbourne të Australisë, ku një grua u përplas fuqishëm nga një makinë.

Pamjet e siguruara nga kamerat, tregojnë momentin kur gruaja është duke ecur e qetë në trotuar së bashku me katër qentë e saj, kur papritur një makinë shfaqet me shpejtësi dhe e “merr” përpara atë.

Sipas prestigjiozes “Daily Mail”, drejtuesi i makinës, i mbërthyer nga paniku, në vend që të shkelte pedalin e frenave ka vijuar të mbajë shkelur atë të gazit. Gjithçka ndodhi para një dyqani kafeje dhe menjëherë pas përplasjes të gjithë dolën jashtë.

Fatmirësisht gruaja arriti ti shpëtojë goditjes së fortë, ndërsa aktualisht ndodhet në një spital lokal jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel