22 vjeçarja rrihet në mes të ditës në Francë “sepse kishte fund të shkurtër”

25/09/2020 21:23

Një vajzë pretendon se është rrahur e grushtuar në fytyrë nga tre burra që u nevrikosën me mënyrën sesi ajo ishte veshur.

Viktima e njohur vetëm si Elisabet, thotë se u mbajt nga dy prej tyre ndërsa i tretë e qëllioi me grusht në fytyrë teksa kthehej në shtëpi në Strasbourg, në lindje të Francës.

Në një intervistë me mediat studentja thotë se një prej sulmuesve kishte thënë “shihe këtë kurvën me fund” pak para se ata ta kapnin. Në një potot të publikuar ajo shihet me syrin e nxirë.

Elisabet thotë se shumë njerëz të tjerë e panë sulmin por nuk bënë asgjë.

Policia tha se po heton incidentin. Qeveria franceze e ka dënuar sulmin teksa zëdhënësi Gabriel Attal tha: “Në Francë ne duhet të dalin të veshur si dëshirojmë. Nuk mund të pranojmë që një grua të ndjehet në rrezik ose të ngacmohet prej mënyrës sesi vishet”.

Ministrja e brendshme Marlence Schiappa tha: “Një grua eshte goditur sepse ka njerëz misogjinistë, seksistë e të dhunshëm, që besojnë se mund të shkelin ligjet e rregullat e civilizimit”.

Mediat raportonin për një incidentet të ngjashëm edhe në qytezën e Mulhouse ku një burrë sulmoi dy gra pasi i tha njërës prej tyre se e kishte fundin shumë të shkurtër.

Schiappa shtoi se 80 punonjës sociale do të angazhohen në stacionet e policisë për të ndihmuar gratë nga ngacmimet dhe dhuna seksuale në rrugë.

Rreth 1,800 gjoba janë lëshuar në Francë me ligjin e ri të ngacmimit në rrugë që prej miratimit dy vjet më parë.

FOTO GALERI
1/3
Viktima thotë se një prej sulmuesve kishte thënë “shihe këtë kurvën me fund” pak para se ata ta kapnin

Top Channel