Këshilli Bashkiak padit Voltana Ademin: Tejkaloi kompetencat me aktet ndaj Vllaznisë

25/09/2020 20:04

Këshilli Bashkiak në Shkodër ka paditur kryebashkiaken Voltana Ademi për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia.

Vendimet e bëra nga Këshilli Bashkiak për Vllazninë, i ajnë vënë në dispozicion Voltana Ademit, por kjo e fundit i ka kthyer me argumentin se dokumentacioni nuk është në formën e duhur ligjore.

Referuar faqes QKB rezulton se nga ana e administratorit të K.F Vllaznia janë depozituar për regjistrim akte të nënshkruara nga ana e Voltana Ademit dhe jo akte të nënshkruara nga Këshilli Bashkiak.

Kështu Këshilli Bashkiak pretendon se Voltana Ademi me veprimet e saj ka tejkaluar kompetencat e dhëna me ligj duke mos dorëzuar në QKB aktet e ligjshme të miratuara në mbledhjen e datës 29.05.2020.

FOTO GALERI
1/1
Këshilli Bashkiak në Shkodër ka paditur kryebashkiaken Voltana Ademi për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia.

Top Channel