E martë, 23 Qershor 2020
20:13
Inertet ngelen në plazh/ Velipojë, mbetjet depozitohen në zonën e mbrojtur natyrore

Vetëm 1 muaj pas kësaj deklarate të ministrit Lleshaj për mbrojtjen e mjedisit, Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe policia e Shkodrës zbarkuan në Velipojë për të pastruar inertet e objekteve të shembura në këtë zonë. Por ne vend që të mbronin territorin, IKMT, të gjitha inertet e grumbulluar nga fadromat i depozitoi në Hidrovorin e Velipojës, një zonë kjo e mbrojtur.

20:05
Conte: Ndaj Sassuolos bëjmë ndryshime, çdo ndeshje e kemi si një finale

Pasi e nisi me fitoren 2-1 në ndeshjen e prapambetur ndaj Sampdorias, Interi do të rikthehet sërish në terrenin e “San Siro”-s nesër në mbrëmje, për t’u përballur me Sassuolon, në sfidën e vlefshme për javën e 27 të kampionatit italian.

19:49
27 vjeçarja pretendon se është vampire, eviton rrezet e diellit

Lilith Vampyre, e njohur ndryshe si ‘Dama e Errësirës’, pretendon gjithashtu se ka 600 vjet që jeton në mënyrë supernatyrale. 27 vjeçarja ruan lëkurën e saj të bardhë duke evituar rrezet e diellit.

19:48
Shkatërrohet organizata e trafikimit të drogës në Greqi, në pranga 6 shqiptarë

Policia greke ka asgjësuar një organizatë kriminale të trafikimit të drogës që vepronte në shumë lagje të qendrës së Athinës si Ilios, Petrupoli, Nea Ionia, por edhe në Trikala në rajonin e Thesalisë,në Greqinë qendrore.

19:33
Kur shkolla merret me mik/ Rastet epike të dështimeve arkitekturore

Arritja e perfeksionit që në përpjekjen e parë është fantastike, por edhe e pamundur për një pjesë. Të tilla janë edhe rastet që do ju tregojmë në fotogalerinë e mëposhtme.

19:25
Veliaj: Do ecim shpejt me rindërtimin e shtëpive që u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit

Pas dy tërmeteve dhe pandemisë COVID-19, kryebashkiaku Veliaj thotë, se Tirana po i rikthehet normalitetit duke ecur me procesin e rindërtimit, por edhe bashkëpunimin me biznesin për shtimin e ndihmave për familjet në nevojë.

19:11
FOTO/ Tërmeti 7.5 ballësh dhe tmerri që përjetuan meksikanët. Me maska nëpër rrugë

Meksika e Jugut është tronditur ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm.  Njerëzit e përfshirë nga paniku janë larguar menjëherë nga shtëpitë e tyre.

19:04
Restaurimi i dështuar shkatërron pikturën e shekullit të 17-të të Virgjëreshës Mari

Një pikturë e stilit barok e Virgjëreshës Mari është kryevepra më e fundit që shpërfytyrohet nga duart e restauruesve.

19:04
I dashuri i premtoi martesë, Dario tregon si e kapi duke e tradhtuar

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar grimieri Dario Doka.

18:55
Qendër e re shëndetësore në Elbasan, Manastirliu: Mjekët e familjes rol kyç në situatën e epidemisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Elbasanit dhe deputetët e qarkut kanë inspektuar ambulancën e lagjes Skënderbej në periferi të qytetit, e cila është rehabilituar në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore.

18:55
Hetimi për Ilir Metën do të vazhdojë. Kreu i Komisionit Hetimor Ulsi Manja deklaron se do të ketë produkt

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Gjatë fjalës së tij, Manja siguroi opinionin se hetimi ndaj presidentit Ilir Meta nuk ka përfunduar, por do të përmbushet brenda afateve të përcaktuara.

18:52
U dëmtuan nga tërmeti i nëntorit, SHBA grant 800 mijë dollarë për trashëgiminë kulturore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë një grant prej rreth 800 mijë dollarësh për restaurimin e monumenteve kulturore, të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, në Krujë, Durrës dhe Prezë.

18:46
Video/ Piercing në vend intim, grimieri gay e tregon live

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar grimieri Dario Doka.

18:41
Integrimi, Cakaj me Roth e Dimitrov: Shqipëria do të vazhdojë rrugën e reformave

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në diskutimin me temë: “Çfarë do të thotë hapja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?”, në një panel, në të cilin bënin pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe Ministri i Shtetit për Evropën i Gjermanisë, Michael Roth.

18:36
Gratë e futbollistëve/ Rebekah Vardy padit Coleen Rooney për shpifje

Gruaja e sulmuesit të Premierligës Jamie Vardy, Rebekah ka paditur bashkëshorten e Wyane Rooney, Coleen, për shpifje pas sherrit të tyre online vitin e kaluar, thonin dokumentet e gjykatës.

18:27
“Hoqi rripin e pantallonave”/ Grimieri tregon si i shpëtoi pedofilit

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte make-up artisti Dario Doka.

18:22
Akuzohen për abuzime seksuale, reagojnë yjet e “Riverdale”

Yjet e “Riverdale”, Cole Sprouse, Lili Reinhart , Madelaine Petsch dhe Camila Mendes janë figurat e famshme të radhës që akuzohen për abuzime seksuale.

18:10
Manja: Presidenti Meta me dy standarde. Për Ardian Dvoranin kërkon largim, për Vitore Tushën jo. Të dyve iu ka përfunduar mandati si gjyqtarë

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

18:06
Adoleshentja që vrau përdhunuesin lirohet me kusht pas ndihmës së aktivistëve

Një vajzë adoleshente që përballet me dënim të përjetshëm për vrasjen e trafikuesit të saj seksual, është liruar me kush nga një burg në Wisconsin, SHBA pasi aktivistët dhe komuniteti mblodhën paratë e garancisë.

17:59
Po festonte ditëlindjen/ Arrestohet për herë të dytë gazetari italian. Dëshmia: Jam klaustrofobik

Thyerja e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’, dënim i marrë për akuzën e evazionit fiskal ka çuar në pranga sërish gazetarin italian Emilio Fede, raporton “Corriere Della Serra”.

17:52
7.5/ Tërmet i fuqishëm në Meksikë, alarm për tsunami

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Meksikën pak më parë dhe bëhet me dije se magnituda është 7.5 e shkallës rihter.

17:48
Ndodh në Bullgari/ Kryeministrido të ndëshkohet për mosvendosje të maskës

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov do të ndëshkohet me 174 dollarë për shkelje të vendimit për vendosje të maskës gjatë një vizite në manastir, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

17:44
“Roli ynë si arkitektë”

Nga Bjarke Ingels

17:41
Kina, India kërkojnë pa sukses ulje të nacionalizmit dhe tensioneve në kufirin e Himalajeve

Pas përplasjes së rëndë kufitare në luginën Galwan nacionalizmi e armiqësia po shtohen ndjeshëm, por dy palët po punojnë gjithashtu për uljen e tensioneve dhe zgjerimin e komunikimit zyrtar për çështjen.

17:34
46 viktima/ Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 65-vjeçar me Covid-19

Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.

17:26
Rama publikon videon: Nuk ka 15 kushte, kush përsërit atë këngë ka thjesht qëllimin e një lufte qorre me qeverinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e 15 kushteve që Shqipëria duhet të përmbushë përpara konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

17:08
40 të vdekur në protestat tragjike në SHBA/ 3-vjeçari vritet duke kaluar me makinë me të atin

Një fundjavë e përgjakshme është shënuar në SHBA me të paktën 40 të vrarë me armë në qytetet kryesore, ndërsa më shumë se 100 janë goditur nga plumbat.

17:01
E tradhtonte me një grua të martuar, 26-vjeçarja i “bën gjëmën” ish të fejuarit…

Një grua në Britaninë e Madhe, ka nxjerrë në shitje në Facebook, unazën e fejesës së ish partnerit të saj, pasi mësoi se ai e tradhtonte me një grua të martuar. Zoe Butt 26 vjeçe nga Sandown, u divorcua nga Paul Botwright, pasi mësoi se ai kishte një lidhje paralele për plot katër vite.

17:00
Punime në rrjet, ja në cilat zona të Tiranës nuk do ketë energji nesër

Operatori për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike njofton se për shkak të punimeve të planifikuara në një nga fiderat e NST Mëzez, në datën 24 qershor gjatë intervalit kohor 10:00-15:00 do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.

16:55
“Black Eyed Peas” zbulon të vërtetën: Ja pse Fergie nuk është më në grup…

“Black Eyed Peas” ka zbuluar për herë të parë arsyen se përse Fergie nuk është më pjesë e grupit që nga 2017-ta, pasi punoi me ta për 10 vite.

16:52
Ndahet nga jeta legjenda e Milanit!

Një lajm i trishtë për futbollin italian dhe sidomos për tifozët e Milanit. Një ditë më parë është ndarë nga jeta Pierino Prati, kampion Europe me kombëtaren e tij dhe me Milanin në nivel klubesh.

16:45
Maqedonia Veriore hap kufijtë, pa test dhe vetëizolim

Qeveria e Maqedonisë Veriore miratoi vendimin, për hyrje në Maqedoni pa asnjë kusht. As test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolim 14 ditor, siç ishte deri më tani. Vendimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor. Përndryshe, Qeveria në seancën e mbrëmshme ka lehtësuar tashmë masa të tjera. Lejoi transportin e organizuar në rajonin e Pollogut.

16:40
Kosovë, gjykata dënon me 22 vjet burg Darko Tasiç për masakrën e 1999

Në mbrojtjen e tij para trupit gjykues, Darko Tasiç nuk u deklarua, duke e shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje, por gjatë gjykimit ka mohuar fajësinë për akuzat e prokurorisë

16:37
Gjërat më të çuditshme që njerëzit kanë parë ndonjëherë në rrugë

Nëse keni ngecur në trafik dhe po shihni kudo përreth jush, ju mund të zbuloni disa gjëra të çmendura në rrugë.

16:36
‘Anuloni tarifat’/ Ministria e Arsimit: Studentët duhet të çojnë atje ankesat për lëndë specifike…

Ministria e Arsimit ka pranuar letrën e dërguar nga një grup studentësh të cilët kanë kërkuar kërkuar anulim të tarifës vjetore universitare për dy arsye, tërmeti dhe pandemia, që nuk kanë lejuar që ato të frekuentojnë auditorët në mënyrë të rregullt.

16:29
Shi dhe breshër i frikshëm në Turqi, gazetarja gjakoset teksa raporton live

Reshje të dendura shiu kanë “pushtuar”  Stambollin ditën e sotme. Reshjet e shiut të shoqëruara dhe me breshër, kanë përmbytur në tre qytetin më të madh turk. Në pamjet e bëra virale, shikohet gazetarja e CNN në Turqi, e cila si pasojë e breshrit është gjakosur.

16:25
Emrat e 22 zëvendësministrave të emëruar nga kryeministri Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar 22 zëvendësministra në gjithsej 16 ministri.

16:23
La futbollin për shkak të Covid-19, De Rossi përgatit rikthimin si trajner!

Aventura te Boca Juniors zgjati pak me Daniele De Rossin që për shkak të ndalesës së futbollit për shkak të COVID-19, u detyrua të varë këpucët në gozhdë.Mirëpo, tashmë, De Rossi tashmë është bërë gati të nisë një tjetër aventurë në futboll, pasi duket se nuk mund të qëndroj larg këtij sporti. De Rossi e ka pranuar se kërkon të bëhet një trajner në të ardhmen, por, kjo e ardhmje mund të jetë shumë më e shpejtë.

16:20
Donald Trump kërkon dhjetë vjet burg për protestuesit që vandalizojnë statujat në SHBA

Presidenti amerikan ka kërkuar sot dhjetë vjet burg për protestuesit që tentuan të rrëzojnë statujën e ish-presidentit Andrew Jackson para Shtepise se Bardhë, në kuadër të valës së protestave anti-racizëm pas vrasjes së George Floyd nga policia.

16:18
Paul Whelan nuk apelon vendimin e burgimit, shpreson në këmbim

Vladimir Zherebenkov, avokat i ish-marinsit amerikan, Paul Whelan, i cili është dënuar për spiunazh në Rusi javën e kaluar, ka thënë se klienti i tij nuk do ta apelojë vendimin sepse nuk i beson sistemit gjyqësor të këtij shteti.

16:03
‘Shpërthen’ sërish Covid-19/ Rreth 100.000 banorë mbyllen sërish në Gjermani

Rrethi Gütersloh, me rreth 100.000 banorë, do të bllokohet pas një shpërthimi të virusit në një fabrikë të përpunimit të mishit

15:58
Detaje/ Vdekja që shokoi SHBA-të, si u vetëvra miliarderi i ‘skandaleve’ mik i Clinton (FOTOT)

Steve Bing, një pasanik me lidhje te forta në politikën amerikane dhe Hollivud, ka vrarë veten, duke u hedhur nga kati i 27 i një pallati në Los Angeles, ku kishte apartamentin e tij.

15:49
Konferenca e OSBE, Rama: Jo gjithçka shkon mirë, shtetet anëtare të marrin përgjegjësi…

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së, po zhvillon Konferencën Vjetore të Sigurisë 2020. Nga zyra e tij në Tiranë, Rama tha se shpreson të shohë përparim të mëtejshëm në Ukrainë.

15:47
​Grenell: Zona “Mini-Shenzhen” për Kosovën dhe Serbinë

I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenel, deklaroi se ajo që ai po bën është të përqendrohet në marrëdhëniet ekonomike dhe krijimin e një “zone mini-Shenzhen”.

15:45
Aksident tragjik në aksin Librazhd-Qafë Thanë, humb jetën një grua

Librazhd-  Një 68-vjeçare ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

15:43
Zëdhënësi i BE-së: Marrëdhëniet Serbi-Kosovë, dialogu nis në korrik

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano konfirmoi se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë muajin tjetër.

15:38
Arrestohen 8 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

TIRANË- 8 persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme  penale, ndërsa dy prej tyre ishin shpallur në kërkim.

15:36
Karantina e Pëllumb Kullës/ Gjatë izolimit në Shqipëri krijoi “diktatura e Parasë”

Këtë vit Pëllumb Kulla festoi 80 vjetorin. U ndera në vendin e tij. Kaloi këtu izolimin e është duke u kthyer përtej oqeanit pasi na la një botim të ri publicistik, e me humor sigurisht. Librin “Diktatura e Parasë”.

15:29
Rama në Fushë Krujë për rindërtimin/ Nis puna për infrastrukturën e lagjes së re për 1.100 banorët

Dy muaj me vonesë nga koha e premtuar, qeveria ka nisur punë për infrastrukturën ku do ndërtohet më pas lagje të re në pjesën veriore të Fushë Krujës për të akomoduar 1100 banorë të cilëve iu shembëm shtëpitë prej tërmetit të 26 Nëntorit.

15:25
Pritet miratimi i kreut të KLSH/ Kandidatura e zgjedhur nga Presidenti votohet të enjten në Kuvend

Pas tre kandidaturave të propozuara nga presidenti Ilir Meta e të rrëzuara më pas, shumica socialiste ka dhënë sinjalet e para pozitive për të votuar Arben Shehun si kreun e ardhshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

15:21
Mjekja që provoi koronavirusin/ Flet nga karantina: U sëmur e gjithë familja

Ditën që mbaron zyrtarisht gjendja e fatkeqësisë natyrore shpallur nga qeveria, prej Koronavirusit, ne vendosëm t’ju përcjellim historinë e Nirvanës, mjeke familjeje.

15:13
Transporti në protestë/ Korçë, drejtuesit e mjeteve ndërqytetase me disa kërkesa

Unioni i Operatoreve të Transportit Publik njofton se nuk mund të rifillojë shërbimin pasi nuk mund të zbatojnë protokollin e sigurisë anti kovid i cili u shton kostot për të cilat kërkojnë rimbursim.

15:05
PD, propozim të tretë për formulën e trupave të KQZ-së: Përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar…

Pas dy refuzimeve të njëpasnjëshme opozita jashtëparlamentare i ka dërguar mazhorancës propozimin e tretë  për formulën e përzgjedhjeve së trupës të Komisionit Qendror të ri të Zgjedhjeve.

14:57
​Rumani, shpallet alarm i kuq për përmbytje në shtatë rajone

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumenjve, u dha një alarm i kuq për përmbytje në shtatë rajone në Rumani, ndërsa u dha një paralajmërim portokalli për vërshime ujore në 27 rajone, njoftoi sot Instituti rumun i Hidrologjisë dhe Menaxhimit të Ujërave.

14:54
10 rastet kur dukeshat kanë kopjuar Lady Diana-n (FOTO)

Lady Diana ishte një ikonë edhe në modë. Veshjet e saj kopjohen edhe në ditët e sotme, nga nuset e familjes Mbretërore dhe jo vetëm.

14:41
Kinën nuk e tremb koronavirusi, nis festivali i mishit të qenve

Kina nuk e ndal festivalin e qenve, pavarësisht pandemisë globale. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për ngjarjen vjetore në qytetin Yulin, e cila gjithmonë provokon zemërim nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.

14:27
Luftë mes bandës së djemve të El Chapos dhe asaj të Caro Quinteros, disa të vrarë (FOTOT)

Të paktën 10 trupa të pajetë u gjetën në anë të një rruge në veriperëndim të Meksikës një ditë pas njër beteje të dhunshme mes bandave të karteleve të drogës. Sipas mediave meksikane, grupet rivale mendohet të ishin të djemve të El Chapo-s dhe të Rafael Caro Quintero-s.

14:24
Shqipëria njeh gjuhët e minoriteteve, projektvendimi: Ku janë 20% e popullsisë, tabelat e rrugëve në 2 gjuhë…

Shteti shqiptar po mendon qe te njohe zyrtarisht gjuhën e minoriteteve në zyrat e pushtetit  vendor, aty ky komuniteti përbën 20% të popullsisë. Nëpërmjet një projektvendimi, i propozuar nga ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj, parashikohet  ky ndryshim qe pritet t’i dërgohet se shpejti kuvendit te Shqipërisë.

14:21
Kapet “hajduti i televizorëve” në Durrës/ Tentoi të vidhte në një lokal, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar në Kavajë pasi kryente vjedhje banesash. Mësohet se personi në fjalë kishte edhe precedent penalë të mëparshëm.

14:14
Pa shenja jete brenda makinës, pamjet e rralla nga aksidenti i Princeshë Dianës (FOTO)

Vdekja e Lady Diana tronditi jo vetëm familjen Mbretërore, por mbarë botën. Kur po mbushen 23 vite nga vdekja tragjike e saj, ende mbeten mister rrethanat e aksidentit të rëndë.

14:09
Milot Rashica objektiv i Milanit, Rangnick mund ta marrë për 16 milionë euro

Milot Rashica objektiv i Milanit në merkaton e verës. Sulmuesi “dardan”, pjesë e Werder Bremenit në Bundesligë, në fund të sezonit pritet të largohet nga klubi gjerman.

14:05
Haradinaj-Stublla dhe Minxhozi diskutojnë për dinamikën e re të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë Qemal Minxhozi, të cilin e ka falënderuar për kontributin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë në rrugëtimin e shtet-ndërtimit të Kosovës që nga çlirimi e në vazhdimësi. 

14:04
​Osmani kërkon të votohen marrëveshjet ndërkombëtare

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani u ka bërë sot thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare duke thënë se për çështje të tilla të rëndësishme nuk duhet të ketë qasje selektive.

13:56
Francë/ Vandalizohet statuja e Volterit, Macron-i: Harrojeni, nuk e fshijmë historinë!

Dy statuja janë vandalizuar në Paris në mesin e lëvizjes globale për heqjen e monumenteve të lidhura me kolonializmin dhe skllavërinë.

13:54
​Gjermani, rikthehet kufizimi në një rajon për shkak të COVID-19

Gjermania njoftoi sot, për herë të parë, një rikufizim lokal lidhur me koronavirusin e ri, pas shfaqjes së një vatre kontaminimi në një thertore, ku janë zbuluar më shumë se 1.500 raste me COVID-19.

13:52
Koronavirusi, Ballkani/ Kufijtë e BE-së mund të mbeten të mbyllur

Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian mund të mbeten të mbyllur për qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, edhe pas datës 1 korrik, pavarësisht rekomandimit të mëhershëm të Komisionit Evropian që ato të hapen në këtë datë.

13:37
(Emrat) Vrasje, prostitucion, e trafik droge/ OFL ‘zbarkon’ në Fier, u kërkon deklarimin e pasurisë 4 personave

Astrit Gjoni, Shaban Zenaj, Petrit Sulejmani, Esat Mehmeti janë katër personat të cilët u duhet të vetëdeklarojnë burimin e pasurisë së tyre në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

13:20
​Johnson shpall lehtësimin e masave kundër COVID-19

Kryeministri britanik, Boris Johnson pritet të njoftojë sot një lehtësim të mëtejshëm të masave të izolimit si pasojë e koronavirusit duke lejuar hapjen e klubeve dhe restoranteve nga 4 korriku.

13:17
Pretendonte se kishte fjetur me 20.000 gra, ndërron jetë regjisori i famshëm

Regjisori Joel Schumacher, i njohur për filmat “Batman Forever” dhe “Batman and Robin”, por edhe për arritje të shumta të tjera, adaptime filmash të muzikantëve dhe videove muzikore, ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare.

13:15
Foto/ Disa prej tyre nuk njihen, si kanë ndryshuar aktorët e filmave gjatë viteve

A keni imagjinuar ndonjëherë se si dukeshin aktorët tuaj të dashur në rininë e tyre? Epo përgjigjen e keni në fotografitë e mëposhtme.

13:12
Dalin hartat e reja! Poshtë Zelandës fshihet kontinenti i zhdukur

Poshtë Zelandës së Re, shtrihet një kontinent i zhdukur në dyshemenë e detit.

13:04
Shifra të frikshme! Amerika Latine raporton mbi dy milionë të infektuar me COVID-19

Derisa bota e shikon me shqetësim teksa shfaqen shpërthime të reja të koronavirusit, në vendet që kanë vuajtur nga vala e parë e pandemisë, në Amerikën Latine, COVID-19 tashmë ka infektuar më shumë se dy milionë njerëz

13:02
Shokon gazetarja e njohur italiane: Është mëkat të kërkosh zhdukjen e popullit kinez?

Ka shkaktuar diskutime të mëdha në rrjetet sociale një postim në Twitter i gazetares dhe moderatores së njohur italiane, Rita Dalla Chiesa.

12:51
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë sipas Rihterit ka goditur provincën Sulawesi Verior të Indonezisë.

12:50
5 persona me Covid-19 në Kurbin/ Detajet e para, si e morën koronavirusin të infektuarit

Pesë persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në Kurbin.

12:46
Do të shokoheni! 18 vajzat që bën transformime drastike dhe meshkujt u dashuruan (FOTO)

Me kalimin e viteve apo nga rrethana të tjera, fytyra dhe trupi i njeriut ndryshojnë shumë. Një model i ri flokësh, pak make-up, stil i ri në veshje apo dhe rënie në peshë, mund t’ju bëjnë të dukeni një tjetër person.

12:44
Takimi i Washington-it, Hoti në Bruksel/ Për vizat, jo për dialogun

Dy ditë përpara takimit të shumëdiskutuar të Washingtonit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të qëndrojë në Bruksel.

12:38
Çfarë ndodhte në vitet ’80?/ 11 foto të pabesueshme nga Capri, yjet në kërkim të…(FOTO)

Përgjatë viteve, Capri ka tërhequr njerëzit të rëndësishëm në botë, që nga Mbretërit, yjet të Hollivudit, familje të pasura italiane dhe jo vetëm.

12:37
Rekordi i rasteve/ OBSH: Nuk është vetëm pse u shtuan testimet

Rastet e koronavirusit nuk po shtohen në mbarë botën vetëm pse është rritur numri i testimeve thotë OBSH.

12:34
Skandal mjedisor/ IKMT sërish në Velipojë, mbetjet nga prishjet hidhen pranë hidrovorit në Lagunën e Vilunit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zbarkuar sërish në Velipojë këtë të martë, por kësaj here jo për të prishur objekte pa leje, por për të pastruar mbetjet e lëna nga aksioni dy ditor i mbajtur disa ditë më parë në plazhin e Velipojës.

12:31
Shoferët e autobusëve protestë edhe në Korçë, organizatorët shoqërohen në polici

KORÇË- 150 drejtues mjetesh të transportit në rreth dhe ndërqytetas kanë protestuar në Korçe me qëllim që të lejohen të rinisin punën.

12:26
Mania e xhunglës tropikale, moda e kostumeve të plazhit 2020 (FOTO)

Një gërshetim fantazish ekzotike dhe shtazore është e gatshme që të pushtojë plazhet dhe momentet e zhytjes së lirë në pishina.

12:23
Rëra e Saharasë mbulon Karaibet, mbërrin “reja” përbindësh!

Një re gjigante rëre dhe pluhurit nga Saharaja po mbulon Karaibet gjatë rrugës së saj drejt Shteteve të Bashkuara.

12:11
“White Lives Matter”/ Parulla polemizuese e Burnley-t

Shpërthen çështja Burnley në Premier League.

12:10
Basha në Zall-Bastar/ Bisedon me fermerët për tokat dhe koston e punës

Nga Zall-Bastari, kryetari i Partise Demokratike , Lulzim Basha , tha se fermerët gjenden ne vështirësi te medha, te cilat lidhen me stopimin e prodhimit ne treg dhe mungesën e politikave nxitëse per to.

12:05
Të drejtat televizive/ Bundesliga, rënie të të ardhurave

Bundesliga gjermane shënoi një rënie të lehtë të të ardhurave nga të drejtat televizive për periudhën 2021-2025 nga 1.16 miliardë euro në 1.1 miliardë euro për sezon.

12:02
Rritet bilanci/ Tjetër viktimë nga koronavirusi në Kosovë

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se të martën në orët e mëngjesit ka vdekur një pacient, si rast i dyshuar për infeksion me Covid-19, për të cilin pritet konfirmimi i rezultateve nga laboratori mikrobiologjik.

12:02
Fondi “Advent” kërkon blerjen/ Kuota për Serie A

Fondi Advent International bën një hap drejt blerjes së një kuote të Serisë A, kampionatit kryesor të futbollit italian, me këtë të fundit që po studion edhe ofertat e CVC dhe Bain Capital.

11:58
Serie A/ Kontratat e huazimit shtyhen deri në 31 gusht

Federata Italiane e Futbollit e zgjidh problemin e kontratave të huazimit të futbollistëve në Serinë A italiane.

11:52
Protestojnë përfaqësuesit e linjave interurbane në Vlorë: Duam pagat e luftës…çmimi i biletave nuk rritet

Rreth 50 përfaqësues të 33 autobusëve të linjave interurbane të Vlorës kanë dalë sot në një protestë për shkak të bllokimit të transportit në kuadër të masave për frenimin e Covid-19.

11:48
Arabia Saudite, masat/ S’ka haxh për pelegrinët e huaj!

Arabia Saudite njoftoi se pelegrinët e huaj nuk do të jenë në gjendje të kryejnë haxhin këtë vit për shkak të koronavirusit të ri.

11:41
Bardhezinjtë, fitore me Bologna-n/ Juve harron kupën!

Juventus e harron menjëherë humbjen në finalen e Kupës së Italisë dhe menjëherë ndërron faqe në rrugëtimin e saj drejt një tjetër titulli kampion.

11:41
Kosnett konfirmon: Trump nuk synon shkëmbimin e territoreve

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi se takimi i Washingtonit është mjaft i rëndësishëm në rrugën e dialogut.

11:36
Maska dhe doreza të detyrueshme/ Hapet transporti publik, këto janë 13 rregullat e protokollit të sigurisë

Ministrja e Shëndetësisë ditën  sotme lajmëroi heqjen e kufizimit për transportin publik. Në deklaratën e saj Ogerta Manastirliu, nuk dha një datë, por tha se do duhet të zbatohen rregulla strikte.

11:26
“Zhveshja në programe, zgjedhje e shefave?”/ Einxhel Shkira i kundërpërgjigjet Flutura Açkës: Të mos bëhemi kaq naive…

Ditën e djeshme, shkrimtarja e njohur Flutura Açka publikoi një postim në llogarinë e saj në Facebook, titulluar “Vajzat e kujt sporti?”, ku cekte temën e veshjes së vajzave të ekraneve televizive, duke i cilësuar si veshje diskotekash e plazhesh.

11:22
“Ky është Eri kamarieri” Rama batuta në Derven: Çerek milion shqiptarë kanë marrë pagat e luftës

Kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së sotme është ndalur në një biznes në Derven ku ka pyetur kamarierin dhe pronarin rreth pagës së luftës. Kryeministri nuk i ka kursyer batutat me kamerierin i cili quhej Eri.

11:18
Vrasja e biznesmenit Billa te ‘Komuna e Parisit’, gjykata merr vendimin për Viktor Markun

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për Viktor Markun, i cili u arrestua për ekzekutimin e Hekuran Billës në 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit.

11:07
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 52 raste të reja dhe 36 të shëruar në 24 orët e fundit, ja ku zgjerohet harta

Ka shkuar në 2047 raste pozitive me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë.

11:04
Kontrolle nga ajri dhe toka/ Kanabis në një pronë private në Delvinë, arrestohet 49-vjeçari

Një rast i tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Fushë Verri, në Vlorë është goditur në vijim të kontrolleve të territorit nga toka dhe ajri me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve

10:59
Shahini: Pas vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini i ka dedikuar një status të veçantë në rrjetet sociale, përdorimit të librave shkollorë nga Shqipëria për shqiptarët në Serbi.