Kurbin/ Iu gjet 8.3 kg cannabis dhe bimë narkotike të kultivuara, arrestohet 47 vjeçari

25/09/2020 10:40

Një person është arrestuar gjatë mëngjesit të së premtes (25.09.2020) nga Policia e Kurbinit.

Shtetasit K.GJ, 47 vjeç gjatë një kontrolli në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar 8.3 kg lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa.

Gjithashtu 47 vjeçarit nga fshati Godull në Kurbin i janë gjetur edhe disa bimë të mbjella të dyshuara si cannabis.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Top Channel