Gjykata e Posaçme vendoi që nga sot të nisë procesi i themelit për Luan Dacin. Ai do shkojë në gjyq për falsifikim dokumentash.

Tashmë Daci është zyrtarisht nën akuzë. Për Top Channel sapo doli nga gjykata ai tha shkurt: Kalova në gjyq.

Më herët Luan Daci u njoh me akuzën e Spak që këmbënguli ta dërgojë të pandehur për falsifikim dokumentesh, sa kohë ai nuk deklaroi urdhrin për ta larguar nga drejtësia gjatë 1997-ës.

Daci akuzohej se në aplikimin e kryer prej tij në shkurt të vitit 2017, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ″largim nga puna″.

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, në vitin 1997 është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Vendimi është marrë më 24 dhjetor të vitit 1997, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion tashmë i shkrirë nga reforma në drejtësi.

Top Channel