Durrës/ Për muajin shtator, hiqen 273 leje drejtimi, arrestohen 16 persona

25/09/2020 11:51

16 shtetas janë arrestuar nga Policia Durrësit gjatë muajit shtator pasi drejtonin mjetet pa leje ose nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu  si rezultat i kontrollove me radar gjatë këtij muaji nga kontrollet e shumta të bërë nga qarkullimi rrugor në të gjitha akset rrugore janë hequr 259 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Sakaq si rezultat i kontrollove të ushtruara me drager janë hequr 14 leje drejtimi.

Po ashtu janë vendosur 774 masa administrative për parakalime të gabuara, por janë vendosur edhe masa administrative për mosvendosje të rripit, përdorimit të celularit, shkelje të semaforit dhe mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

 

 

Top Channel