Britani, baret dhe restorantet filluan të mbyllen herët në kuadër të masave Covid-19

25/09/2020 11:12

Në kuadër të kufizimeve që kryeministri britanik, Boris Johnson me arsyetimin se rastet Covid-19 kanë “arritur në një pikë kthese të rrezikshme” ka marrë vendimit që baret dhe restorantet në vend të mbyllën në orën 22:00.

Mbyllja e bareve dhe restoranteve ka filluar në orën 22:00 në kuadër të masave që janë marrë në luftën kundër Covid-19.

Është vërejtur se para orarit të mbylljes së këtyre bizneseve ka filluar paralajmërimi i klientëve dhe mbledhja e karrigeve dhe tavolinave jashtë nga punonjësit.

Ndërkohë edhe policia ka paralajmëruar bizneset duke ushtruar kontrolle nëpër vendet e argëtimit.

Me mbylljen, vaçanërisht të vendeve të argëtimit rrugët u boshatisën në masë të madhe.

Ndaj bizneseve që nuk zbatojnë masat e reja të cilat do të vazhdojnë për 6 muaj, do të aplikohen gjoba me vlerë 10 mijë sterlina. Qeveria me kufizimet e reja që kanë kryesisht në objektiv baret dhe restorantet, synon të ul rastet me Covid-19 të përhapur muajt e fundit kryesisht në mesin e të rinjve.

Masat tjera

Gjithashtu në kuadër të masave të reja vendosja e detyrueshme e maskave do të jetë e vlefshme edhe për dyqanet e shitjes me pakicë, taksitë dhe sektorin e akomodimit. Ndërsa nuk do të vihen në zbatim planet për rihapjen, pjesërisht të stadiumeve më 1 tetor. Pjesëmarrja në ceremonitë martesore nga 30 do të ulet në 15 persona.

Rastet arritën shifër rekorde

Me 6.634 rastet e shënuara më 24 shtator në vend thuhet se ky ishte numri më i lartë i rasteve të shënuara në vend që nga fillimi i pandemisë së Covid-19.

Në Britani e cila me 41.902 vdekje është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë, këshilltari shkencor i qeverisë Patrick Vallance, në një deklaratë më 20 shtator tërhoqi vëmendjen se rastet me COVID-19 janë dyfishuar çdo javë dhe paralajmëroi se nëse vazhdohet në këtë mënyrë në mesin e tetorit numri i rasteve mund të arrijë në 50 mijë në ditë.

Top Channel