Haradinaj reagon rreth bastisjes së EULEX në zyrat e OVL-UÇK-së dhe arrestimit të Gucatit

25/09/2020 14:14

Pas arrestimit të kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka ritheksuar qëndrimin e tij rreth asaj se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do të dëmtojë më së shumti shtetin e Kosovës përfshirë edhe vet të akuzuarit.

Madje ai ka shkruar se “Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë,E ritheksoj qëndrimin tim, se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti shtetin tonë, përfshirë edhe vet të akuzuarit.Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë.Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë.Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë.Kosova është gjithmonë me ligjin dhe me viktimat, sepse vet ishte viktimë e padrejtësive. Vet UÇK-ja dhe populli i Kosovës kanë argumentuar se gjithmonë janë pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndryshuar asnjëherë!

Top Channel