Të infektuar me covid/ Ndërpritet delegimi i gjyqtarëve të Tiranës në gjykatën e Kurbinit

25/09/2020 13:26

Top Channel mëson se është ndërprerë delegimi i gjyqtarëve të Tiranës në gjykatën e Kurbinit pasi të tre gjyqtarët ishin me covid-19.

Ndërkohë gjyqtarët, Ded Miri drejtuesi i gjykatës së Kurbinit, gjyqtar Aurel Arapi dhe gjyqtar Olti Skrame janë rikthyer në detyrë.

Ata dolën negativ për covid në testin e fundit të kryer.

Ndërkohë që infektimi i tyre ditë më parë bëri që të mbyllej gjykata.

Top Channel