Çmimi i Madh i Rusisë në Formula 1 është një ndalesë e rëndësishme për pilotët këtë botëror, por do të ketë vlerë edhe për pretendentin numër 1 për tu riulur në fron. Luis Hamilton do provojë të rendisë Mercedesin e tij të parin dhe nëse e arrin, do barazojë rekordin prej 91 fitoresh në karrierë, praktikisht duke barazuar rekordin e legjendës Michael Schumacher.

Formula 1 po përgatit një të dielë që mund të hyjë në histori, por kampioni në fuqi i botës duke ditur edhe luftën e fortë që do t’i vijë edhe brenda mureve të shtëpisë Mercedes, preferon të jetë i kujdesshëm.

“Do të ishte një nder për mua nëse arrij Schumacher. Për herë të parë e takova në pistën e Kerpen por kam qenë i vogël. kujtoj shumë edhe shkëmbimin e kaskave me të në Abu Dabi vite më parë. Kaska e tij në shtëpinë time është objekti më i cmuar. Por do ta marrim me qetësi këtë garë” tha Luis Hamilton.

Në të njëjtin kamp dhe me një makinë të ngjashme, finlandezi Valteri Botas premton se do të provojë të shkatërrojë fundjavën e kampionit, pasi kërkon edhe vetë të fitojë. Cirkuiti rus i sjell në mendje Botas,kujtime të bukura si podiumi me Williams në 2014 dhje mbi të gjitha fitorja e vitit 2017 para dy ferrari të drejtuara nga Vettel dhe Raikonen.

Top Channel