Aksident horror në Bullgari/ Përplasen mbi 50 automjete në autostradë, të paktën 10 viktima dhe 50 të plagosur (Video) Policia në Paris tha se katër persona janë plagosur në një sulm me thikë, pranë ish-zyrës së revistës satirike, Charlie Hebdo.
Kjo e fundit ka qenë skenë e një sulmi terrorist, në vitin 2015, ku kanë mbetur të vrarë 12 njerëz.
Dy nga të plagosurit të premten janë në gjendje kritike, tha policia, për të shtuar se një i dyshuar është arrestuar.
Autoritetet fillimisht besuan se dy sulmues kanë qenë të përfshirë, por tani thonë se bëhet fjalë për një person, i cili është arrestuar pranë Sheshit Bastille, në lindje të Parisit.
Një polic, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se oficerët e kanë rrethuar zonën, përfshirë edhe atë përreth ish-zyrës së Charlie Hebdo-së.
Sipas policië, një paketë e dyshuar është vënë re aty pranë, por nuk janë gjetur eksplozivë.
Motivi i sulmit është i paqartë.
Po ashtu nuk dihet nëse ai është i lidhur me revistën Charlie Hebdo, e cila e ka zhvendosur zyrën diku tjetër, pasi është sulmuar nga militantët islamikë, pesë vjet më parë.
Kryeministri i Francës, Jean Castex, e ndërpreu një vizitë në rrethinë të Paristit, për të ndjekur zhvillimet.
Top Channel